E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet vendore ambasadori i BE-se takohet me Ramen

Afrimi i zgjedhjeve te ardhshme vendore dhe situata aktuale politike ishin pikat kryesore te diskutimit ne takimin e zhvilluar dje ne seline roze midis ambasadorit te BE-se Etore Sequi dhe kreut te opozites Edi Rama. Takimi eshte mbajtur jashte vemendjes se medias dhe nuk eshte bere e ditur se cfare eshte biseduar per me shume se 60 minuta bisede mes perfaqesuesit te BE-se ne Tirane dhe kryesocialistit. Ky takim vjen ne nje kohe kur nje dite me pare ambasadori i Bashkimit Evropian leshoi alarmin per rrezikun e integrimit te vendit. Situata aktuale politike ne vend mund te ngadalesoje ritmet integruese te vendit - tha Sequi. Per kete ai kerkoi ritem dhe angazhim te plote duke shtuar se edhe zgjedhjet e 8 majit duhet te jene ne linjen e kerkuar nga Bashkimi Evropian. Nisur nga keto deklarata te meparshme dhe sipas disa informacioneve brenda selise roze takimi ne qender te diskutimit te tij kishte pikerisht zgjedhjet e ardhshme vendore dhe rendesine e mbajtjes se tyre ne menyre sa me demokratike si nje kriter i rendesishem vleresimi per integrimin e vendit. Kryesocialisti Rama ne deklaratat e tij te meparshme eshte shprehur se opsioni i bojkotit te zgjedhjeve nuk ka qene asnjehere opsion real per opoziten por sipas tij ajo qe kerkon e majta eshte siguria e zgjedhjeve te ardhshme. Po ashtu edhe kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci ne nje dalje te tij publike deklaroi se duhen plotesuar disa kushte ne menyre qe opozita te behet pjese e zgjedhjeve te ardhshme vendore. Pa garantimin e listave zgjedhore kartave te identitetit si dhe pavaresise se institucionit te KQZ-se nuk ka zgjidhje te krizes - deklaroi Ruci dy dite me pare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›