Rama: Presidenti dhe kreu i SHISH, shërbëtorë të Kryeministrit. Koha e këtij pushteti po mbaron
Kryesocialisti Edi Rama ka shprehur keqardhje për furinë e sotme antiopozitare te qeverise, sic e quan ai, pasi sipas tij, që Kreu i Shtetit e ai i SHISH jane sherbetore te Kryeministrit , e thone faktet dhe jo opozita. Në një reagim pas deklaratës së ministres së Integrimit Majlinda Bregu, Rama shprehet:
Keqardhje per furine e sotme antiopozitare te qeverise po qe kreu i shtetit e ai i SHISH jane sherbetore te KM, e thone faktet jo opozita! Edhe qe kreu i Sherbimit Sekret Shqiptar s`mund te emerohet pa u konsultuar me aleatin me te madh strategjik eshte fakt i njohur boterisht. Po edhe qe ky emerim i bere ne keto kushte eshte pjese e pershkallezimit te kapjes se shtetit, kjo duket acik! Koha e ketij pushteti po mbaronshprehet Rama.
Ndërkaq, më herët ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu akuzoi kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se ka shpërthyer në stuhi histerike gjoja duke mbrojtur institucionet shtetërore. Në këtë kontekst Bregu tha se opozita kërkon Kushtetutën e sundimit të pakicës, por sipas saj, koha e etërve të tyre nuk do të kthehet më.
Ministrja e Integrimit i kujtoi Ramës se SHISH është një agjenci e ekzekutivit, dhe se largimi i Bahri Shaqirit është kryer në përputhje të plotë me ligjet pas 8 vitesh në krye te këtij institucioni.