E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrenca e pandershme masakrohet shoferi autobusit

DURRS- Konflikt i pergjakshem mes shoferit te furgonit dhe autobusit prane stacionit te trenit ne Durres.
Autobusi i linjes Durres-Tirane ka qene duke u nisur por eshte ndalur nga disa persona te cilet pas nje debati te shkurter per pasagjeret kane kapur forcerisht dhe nxjerre nga mjeti drejtuesin e tij. Ne afersi te deres se autobusit e kane rrahur me grushta dhe sende te forta deshmitare ne vend ngjarje thane se kane goditur me leve duke e lene te gjakosur per toke dhe me pas jane larguar nga vendngjarja me shpejtesi.

Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 1350 minuta ne vendin e quajtur stacioni i trenit aty ku dhe qendrojne autobusat e linjave te ndryshme
I demtuari eshte E. Muka 36 vjec shoferi i autobuzit te linjes Durres-Tirane me targa DR 49 51 D ne pronesi te shtetasit Z. Nikolli. Nderkohe policia ka identifikuar autoret po per arsye hetimore nuk ka bere me dije emrat e tyre. Njofimet e fundit nga spitali i qytetit thone se ai eshte ne gjendje kritike per jeten.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›