E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat Fajon Informoni qytetaret

Ne nje lidhje te drejtperdrejte me Brukselin mundesuar nga E Diell ne Top Channel raportuesja per Shqiperine ne Parlementin Europian Tanja Fajon pasi uroi shqiptaret per kalimin e votimit ne PE kerkoi nga autoritetet shqiptare qe te informojne qytetaret mbi rregullat e levizjes se lire.

Duhet te informoni qytetaret se cdo te thote liberalizim kam frike qe qytetaret mund te perdorin kete ne menyra te ndryshme dhe kjo do te jete problem per qeverine dhe politiken. Qytetaret te kuptojne se liberalizimi i vizave do te thote te qendrosh vetem 3 muaj nuk te jep te drejte per pune azil apo nenshtetesi ne te kundert disa vende mund te rikthejne regjimin e vizave tha zonja Fajon.

Eurodeputetja u shpreh e sigurt se ne fillim te muajit nentor vendet anetare te BE-se do ti japin driten jeshile propozimit te Parlamentit Europian. Sipas saj Shqiperia teknikisht i ka plotesuar te gjitha kriteret dhe se nuk ka arsye qe anetaret te krijojne probleme.

Pres qe vendet anetare ta pranojne ne fillim te nentorit propozimin dhe te japin driten jeshile. Shqiperia teknikisht i ka arritur te gjitha kriteret. Nuk ka arsye qe anetaret te krijojne probleme deklaroi Fajon.

Pyetjes nese opozita shqiptare ka qene pengese ne liberalizimin e vizave per Shqiperine eurodeputetja sllovene iu pergjigj se i gjithe procesi ka qene teknik dhe se nuk e ka ndjere si pengese opoziten shqiptare. Gjithesesi Fajon tha se situata politike ne Shqiperine gjate gjithe kesaj periudhe nuk ka ndihmuar shume ne procesin e liberalizimit te vizave.

Ne fund te fjales se saj zonja Fajon premtoi nje vizite qe do te realizohet se shpejti ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›