E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padi penale per vjedhjen e muzikes

Ne kafene lokale te ndryshme pub-e restorante e kudo ku ofrohet nje sherbim i tille muzika eshte bashkeshoqeruese.

Ashtu si cdo artikull tjeter te shesesh muzike duhet te paguash. Por ne Shqiperi kjo nuk ndodh. Kenget transmetohen kudo dhe autorit te saj nuk i merret as leje dhe nuk i paguhet asnje lek.

Ne perpjekje per te zbatuar te drejten e autorit 12 hotele dhe lokale te njohura ne Tirane jane paditur penalisht per shkaktim demi nga Agjensia e te Drejtave te Artistit Interpretues dhe Ekzekutues per riprodhim pa te drejte te vepres se tjetrit. Padite do te shqyrtohen vec e vec nga 12 gjyqtare penaliste.

Zyrtarisht sipas Gjykates se Tiranes palet paditese jane Agjensia e Administrimit Kolektiv te te Drejtave te Artistit dhe Agjensia e Administrimit Kolektiv te te Drejtave te Autorit per muziken dhe Regjistrimet Mekanike Albautor.

Mes te paditurve jane disa prej hoteleve dhe kafeneve me te njohura ne Tirane si Hotel Doro Hotel Diplomat Hotel Mondial Hotel Grand Bar Juna Ice Caffe Le Caffe tek kompleksi Tajvan Club Regensy Casino Albania La Voglia Club Charls etj.

Sipas nenit 149 te Kodit Penal riprodhimi teresisht pa te drejte dhe pa pelqimin e autorit te nje vepre muzikore artisike perben kundravajtje penale dhe denohet me gjobe ose burgim deri ne dy vjet.

Deri me tani padite per te drejten e autorit kane qene civile dhe kerkohej vetem demshperlim ndersa per here te pare ato po trajtohen edhe si kundravajtje penale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›