E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon kryetari Strazimiri ne vend te Halimit

Komisioni hetimor parlamentar per ngjarjet e 21 janarit

Komisioni hetimor parlamentar per ngjarjet e 21 janarit do te kete qe nga dje nje drejtues te ri. Kuvendi i Shqiperise ka ndryshuar pikerisht diten kur mbusheshin 6 muaj nga ngjarja kryetarin e tij i cili eshte emeruar ne detyren e ministrit te Drejtesise. Eduard Halimi qe deri me tani ka drejtuar komisionin i ka lene vendin nje prej anetareve aktuale deputetit demokrat Gent Strazimiri. Ky ndryshim eshte kushtezuar nga emerimet e reja ne kabinetin Berisha ne nje kohe qe komisioni mbetet formalisht ne fuqi perderisa afati i veprimtarise se tij eshte shtyre me 6 muaj nje akt ky qe mban te hapur perspektiven politike ne cfaredolloj rasti. Duhet thene se per ngjarjen 21 janarit Parlamenti shqiptar por edhe organet e Prokurorise apo Drejtesia ende nuk kane nje perkufizim te qarte dhe konkret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›