E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Cerrikut deshmitari identifikon Buzanin si vrases te gardisteve

I penduari Buzani akuzon deshmitarin Saliasi se e kane paguar per te ndryshuar deshmine. Prokurori kundershton deshmite tension mes tij dhe te pandehurve

Deshmite per nje nga ngjarjet me te bujshme dhe te dhimbshme te trazirave te lsquo97-s ate te Cerrikut kane vijuar serish dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Kane qene pese deshmitaret por dy prej deshmive kane qene ato qe kane hedhur me teper drite rreth fakteve rrethanave dhe organizimit te kurthit ku mbeten te vdekur gjashte gardiste. Nuk mundja ta besoja qe personi qe une dhe Alfons Filja shpetuam te kishte vdekur. Ai ishte i plagosur por jo ne gjendje te rende. Pas dy vitesh kur ka ardhur vellai i tij per tu interesuar mesova se vellai i kishte vdekur pasi e kishin qelluar me pistolete. Nuk mu besua - ka rrefyer para gjykates trajneri i te rinjve te futbollit ne Cerrik Engjell Beci. Me tej ai ka treguar se si ishte ne dyqan dhe degjoi se Met Bozi kishte thene se po vinin ata te Briskut dhe gardistet dhe do ti vrisnin. Te gjithe u mbyllen ne shtepi. Pasi mbaruan krismat te cilat zgjaten per disa kohe degjuam britma. Dolem nga shtepia dhe ne nje are 200 metra larg pame nje gardist te plagosur. U afruam dhe u munduam ti jepnim ndihmen e pare. Nuk kishte plage ne trup ose me mire une nuk pashe ti dilte gjak por shpesh me thoshte Me ndihmoni jam plagosur po me ftohen kembet - vijoi deshmine para gjykates Beci nderkohe qe pershkroi se si mesuan per ardhjen e gardisteve sa zgjaten bresherite e armeve dhe kur dolen nga shtepia. Me tej ai shtoi Gardisti ishte i ri rreth 23-24 vjec dhe ishte i veshur ushtarak. Nuk kishte arme me vete. Gjithe rruges kerkonte ta shpetonim. Ndaluam nje makine qe drejtohej nga Edmond Saliasi dhe i thame ta conte per ne spital. Nuk mora vesh gje per fatin e tij pervec nje takimi me vellane e tij dy vjet pas ngjarjes. Aty mesova se e kishin vrare. Me teper detaje por jo ne deshmine e dhene para gjykates por ne ate dhene para hetuesve ka dhene deshmitari Edmond Saliasi i cili u akuzua nga i penduari i kesaj ceshtjeje Bujar Buzani si i shitur te te pandehurit. Deshmitari identifikoi ne sallen e gjyqit Bujar Buzanin si personin qe kishte deklaruar Ta vrasim malokun. I ka derguar Sala keta per te na vrare ne. Mirepo gjate deklarimeve te dhene para hetuesve Saliasi ka deklaruar se personi qe ka dhene kete deklarim ka qene Meti Bozi ne shoqeri te Skender Canit dhe te tjere personave. Madje nje grua e quajtur Hava Tafa po sipas ketij deshmitari ka bertitur Ju thafte dora vrate djalin. Sipas deklarimeve te Saliasit para hetuesve Meti Bozi u kishte premtuar njerezve se do ti pajiste me viza pas ngjarjes dhe se nuk do mbanin pergjegjesi per cfare kishte ndodhur. Sipas tij organizatoret kane qene Meti Bozi Llazi Bicja e Roland Xhepexhiu. Por gjate deshmise ne gjykate deshmitari u perpoq ti ndryshonte deklarimet dhe te identifikonte si personin qe kishte pare ate dite vetem te penduarin qe zbardhi ceshtjen Bujar Buzanin pa permendur as Meti Bozin as Llazar Bicen dhe as Roland Xhepexhiun e Skender Canin. Madje deshmitari nuk permendi as momentin kur kishte degjuar se Met Bozi e Skender Cani po benin mobilizimin nderkohe qe personave me ngjyre u ishte premtuar largimi jashte shtetit. Ne seancen e djeshme jane paraqitur per te deshmuar edhe tre persona te tjere te cilet deklaruan se nuk kishin pare gje dhe se te pandehurit i kishin pare duke ndihmuar te plagosurit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›