E Diel, 1 Nëntor 2026

Veriu i vendit vazhdon të jetë i bllokuar nga dëbora

Edhe pse janë bërë përpjekje të shumta për të përmirësuar situatën, shumë zona të veriut vazhdojnë të mbeten të izoluara.Drejt 5 fshatrave të izoluara të Vermoshit, shtabi i emergjencave civile ka nisur një helikopter me ndihma ushqimore dhe ilace.
MALESI E MADHE 

TIRANE- Shumë zona të vendit vazhdojnë të vuajnë nga problemet e shkaktuara si rezultat i temperaturave të ulta dhe dëborës së rënë ditët e fundit. Situatë problematike paraqet zona e Vermoshit dhe Dukagjinit në rrethin e Shkodrës. Edhe pse janë bërë përpjekje të shumta për të përmirësuar situatën, në zonën e Vermoshit rrugët vazhdojnë të mbeten të bllokuara, si shkak i ngricave dhe akullit që krijohet gjatë natës nga temperaturat mjaft të ulëta. Mësohet se drejt 5 fshatrave të izoluara të Vermoshit, shtabi i emergjencave civile ka nisur një helikopter me ndihma ushqimore dhe ilace. Ndërkohë mbetet për tu parë nëse helikopteri do të mund të futet dhe të ulet në zonë, për shkak të mjergullës së dendur që ka mbuluar zonën e Vermoshit. Në këto zona nuk ka munguarr energjia elektrike , por problem mbetet bllokimi i rrugëve dhe mungesa e një stafi mjekësor i cili mund të gjendet gati 15 km larg zonës. E vetmja zgjidhje për të përballuar rastet urgjente për 2000 banorët e izoluar në zonat e Vermoshit dhe Dukagjinit mbetet pika kufitare me Malin e Zi. Edhe Malësia e Madhe vazhdon të shfaqë probleme në disa zona të thella të saj si shkak i trashësisë së madhe të dëborës.
Problematike mbetet situata edhe në rrethin e Kuksit ku zonat Zapod, Grykëcaj dhe
Shishtavec vazhdojnë të jenë të bllokuara. Komuna Arren vuan prej pesë ditësh mungesën e energjisë elektrike , ndërkohë që mësohet së të sëmurët e kësaj zonë janë transportuar më helikopter për në spitalet e Tiranës.
Në rrethin e Pukës , rrugët nacionale janë të kalueshme vetëm më zinxhirë, ndërsa rrugët ruralë mbeten të pakalueshme. Dhjetra fshatra të komunës Fierzë dhe Iballë vazhdojnë të mbeten të izoluara prej gati një jave për shkak të trashësisë së dëborës. Drejtoria arsimore e rrethit Pukë ka kërkuar shtyrjen e hapjes së shkollave , të paktën edhe për dy ditë të tjera.
Disa akse rrugore të Qarkut të Lezhës vazhdojnë të jenë të bllokuara nga dëbora dhe ngricat, bëri të ditur sot zëdhënësja e shtypit pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Lezhës, Elona Nika.
Zëdhënësja deklaroi se sipas informacionit më të fundit, në disa akse rrugore të komunave të thella malore, qarkullimi është i pamundur për automjetet, për shkak të shtresës së borës dhe ngricës. "Për të përmirësuar qarkullimin, firmat që mirëmbajnë rrugët e kësaj zone po punojnë me borëpastrues dhe po hedhin skorje. Shtabi i emergjencës i ngritur pranë Prefekturës së Lezhës po bën të gjitha përpjekjet që të kthehet normaliteti në jetën e këtyre zonave", tha zëdhënësja Nika.
Ajo deklaro se forcat e Komisariatit të Policisë së Mirditës po bashkëpunojnë me
Drejtorinë Rajonale të rrugëve dhe me firmat private, të cilat kanë ndërhyrë edhe me fadroma, për të mbajtur të kalueshëm aksin Rrëshen-Milot, ndërsa po punohet për zhbllokimin e segmentit Maja e Malthit-Qafë Benë, ku trashësia e borës është rreth 60 centimetra.

(e.nurcelli /News24/ Balkanweb )



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›