E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Deklarata e Berishës, një provokim i ulët

Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Berisha për t'i dhënë opozitës shumicën në komisionin hetimor. Në një konferencë për shtyp Rama ka theksuar se deklarata e tij nuk është gjë tjetër veçse një provokim i ulët dhe i papranueshëm për opozitën. Rama duke i bërë sërish thirrje qytetarëve të marrin pjesë nesër në protestën e opozitës ka theksuar se deklarata e Berishës e shton edhe më shumë masën e arsyes për protestën.
"Ne duam shumicën në komisionin parlamentar për të hapur kutitë jo për të hapur një hetim parlamentar të mbuluar me turp theksoi Rama. Ai shtoi gjithashtu se Berisha i trembet hapjes së kutive sepse e di mirë që në ato kuti fshihet humbja e tij dhe manipulimi me kartat dhe listat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›