"Forca e zakonit", sot komedia premierë në Teatrin Kombëtar
"Forca e zakonit" titullohet komedia që do vihet për publikun në teatrin kombëtar. Shfaqja do të vihet në skenë nga regjisori austriak, Christian Papke.
Historia e një drejtuesi cirku, dhe përpjekja për ngritjen e një orkestre, vjen nën interpretimin e aktorëve Vasjan Lami, Neritan Liçaj, Arben Derhemi, Sueda Hoxha, Elton Çefa. "Forca e zakonit" është një metaforë për eksperiencën njerëzore, për trullosjen e mendjes nga mërzia dhe nga rutina e së përditshmes në cirk.
"Forca e Zakonit" është shfaqja e parë që vihet në skenë mbas bashkpunimit të teatrit kombëtar me unionin evropian të teatrove një bashkpunim që do të ketë edhe frytet e veta në të ardhmen.
Shfaqja nuk do të jetë vetëm aktrim i mirëfilltë, por i shoqëruar edhe me pjesë koreografike si dhe dy balerinë.