E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Deklaratat e Topallit, të turpshme

Partia Socialiste i ka cilësuar si të turpshme deklaratat e kryeparlamentares Jozefina Topalli në lidhje me mandatin e deputetit socialist. Në emër të PS-së deputetja Olta Xhaçka ka theksuar se Topalli po shpërdoron rolin e saj kushtetues.
“Jozefina Topalli sapo dha një tjetër shembull të keq të shpërdorimit të rolit kushtetues të kryetares së Kuvendit, duke u shfaqur në rolin ç`edukues të një gruaje që politikën e përdor jo vetëm për të përgojuar burrat, por edhe gratë. Është i turpshëm komenti i saj për zonjën Seseri, të turpshme komentet për kryetarin e opozitës dhe për vetë presidentin e Republikës”, tha Xhaçka në reagimn e shkurtër për mediat.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›