Topi dekreton ligjin për përmbarimin Gjyqësor Privat dhe dy të tjerë
Presidenti Topi ka dekretuar sot ligjin “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, të ndryshuar”.
Ligji i cili ka si qëllim çertifikimin dhe dhënien e licencës, përmbaruesve shtetërorë, si përmbarues gjyqësorë private u miratua disa ditë më parë në Kuvend, me koncensus.
Ky projektligj synon kalimin gradual të shërbimit përmbarimor shtetëror në një sistem shërbimi privat, duke shmangur burokracitë dhe sjell rritjen e transparencës në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Po kështu Kreu i Shtetit ka dekretuar edhe ligjin për “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për shërbimet ajrore”, si dhe ligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Sistemin e Harmonizuar të Kodifikimit dhe Përshkrimit të Mallrave”.