E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekoron fondin “Besa” me Medaljen e Mirënjohjes

Kreu i shtetit Bamir Topi ka dekoruar fondin “Besa" me Medaljen e Mirënjohjes, për kontributin e dhënë në zbutjen e varfërisë dhe nxitjen e vetëpunësimit nëpërmjet mbështjetjes me mikrokredi të sipërmarrjeve të vogla e të mesme në Shqipëri.
 

Në ceremoninë e organizuar në qytetin e Durrësit rastin e 13 vjetorit të krijimit të këtij fondi, presidenti theksoi se partneriteti serioz ndër vite me qeverinë shqiptare e institucionet jashtë vendit i ka siguruiar këtij fondi shumë çmime ndërkombëtare

“Është një histori suksesi të nisur në vitin 1994 si projekt i Bankës BotëRore, duke u konsoliduar në vite me licencimin nga Banka e Shqipërisë si institucion bankar, e duke rritur cilësinë në drejtim të punësimit vetëpunësimit e dhënien e kredive. Partneriteti serioz ndër vite me qeverinë shqiptare e institucionet jashtë vendit i ka siguruar këtij fondi shumë çmime ndërkombëtare” shtoi ai.
 

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe përfaqësues të qeverisë, përfaqësues të instiucioneve të pavarura, bankare, organizata të huaj, biznesmenë etj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›