E Diel, 1 Nëntor 2026

"Përmbytet" fshati Breglum në Kukës, KESH: Situata në Fierzë normale

Dhjetra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në fshatin Breglum të komunës Tërthore në Kukës. Banorët në panik pretendojnë se kjo gjendje është krijuar nga rritja e nivelit të liqenit të Fierzës për shkak të stakimit të punës të hidrocentalit me qëllim akomulimin e rezervave ujore për stinën e verës.

Banorët kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë dhe pushteti lokal për marrë masat sepse, siç thonë ata, përveç tokave, por përmbyten edhe shtëpitë. Duke kërkuar gjetjen e zgjidhjes së menjëhershme bonorët thonë se nuk kanë asnjë mundësi të lëvizin jashtë shtëpisë, edhe në rastet e emergjencave mjeksore.
 

Ndërsa Koorportata Elektroenergjitike Shqiptare sqaron se kjo situatë nuk është krijuar nga vërshimi i ujit të liqenit të Fierzës. KESH sqaron se niveli i tanishëm është brenda parashikimeve pra 295.2 metra dhe prurjet janë 200 m/kub/sek.
 

Në kundërshtim me atë që thonë banorët, KESH bënë me dije se situata është e qetë dhe po zbatohet rregullorja për digat. Sipas komunikimit për mediat të Korporatës Elektoenergjitike në liqenin e Fierzës po punohet me 2 agregate dhe nuk ka stakime-siç pretendojnë banorët.

Ndërkohë që për shqetësimin që ngrejnë banorët e Breglumit për përmbytjen, KESH thotë se kjo situatë është e tillë që prej dy javësh por nuk lidhet me situatën hidrike të HEC, niveli i ujit përpara 2 javëve ka qënë 289 m dhe nuk ka patur vërshim të Fierzës në drejtim të zonave të banuara.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›