Regjistrimi i kandidateve te PS ne dore te PD
Heshtja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve lidhur me rikonstituimin e Komisioneve te Zones se Administrimit Zgjedhor me emrat e sjelle nga Partia Socialiste permban ne vetvete potencialin e nje loje qe mund te thelloje krizen politike ne vend. Edhe pse tanime PS-ja ka gati nje jave qe ka depozituar emrat e vet ne KQZ kjo e fundit ende nuk jep zgjidhje duke lejuar funksionimin e komisioneve te perbere nga anetare te Partise Demokratike dhe komisionere te shoqerise civile. Problem real ne kete standard te administrimit eshte fakti se ketyre KZAZ-ve u eshte zgjatur ekzistenca minimalisht deri ne daten 28 mars 2011 kur eshte edhe afati i fundit i regjistrimit te kandidateve dhe depozitimit te listes shumemerore. Sikurse dihet dhe sipas parashikimit te Kodit Zgjedhor dorezimi i kandidateve dhe listes ne fakt nuk e ben automatik regjistrimin pasi paraprakisht kerkohet nje perpunim dokumentacioni i cili mandej pas KZAZ-ve udheton drejt KQZ-se qe prodhon fletet e votimit. Ne kete hapesire qe eshte shume evazive ne interpretim Partia Socialiste dhe aleatet e saj i ekspozohen nje vetoje te shumices e cila mund te nxjerre gjithfare pengesash ndaj emrave te kandidateve opozitare. Aq me teper qe ky proces mund te marre nje karakter pwrzgjedhws ne ato zona ku sondimi ne terren dhe diferenca e vogel e ben efektive ate. Edhe pse mbetet nje hipoteze qe buron nga dyshimi per heshtjen e deritanishme per rikompozimin e KZAZ-ve dhe nga te dhena konkrete qe kane nisur te formulohen si ne planin politik sikurse deklarimi i djeshem i Subashit serish pervoja e deritanishme e nje KQZ-je teper te polarizuar dhe me vendimmarrje teresisht te kontestuar nga PS-ja i hap udhe logjikes se ky skenar po tentohet te vihet ne jete. Per te faktuar kete do te duhet te pritet dita e neserme e cila lejon deri ne oren 2400 dorezimin e dokumentacionit.
Nderkohe ne KQZ direkt deri me tani Partia Demokristiane dhe Aleanca Popullore jane partite politike qe deri me dje kishin regjistruar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve listat shumemerore per keshilltare. Lista ne fjale i referohet vetem Tiranes per sa kohe qe per rrethet e tjera te Shqiperise dokumentacionin e perpunojne komisionet e Zones se Administrimit Zgjedhor. Po keshtu behet e ditur se edhe nje subjekt politik qe perfaqeson personat me aftesi te kufizuara ka depozituar listen shumemerore duke e cuar ne tre numrin e partive. Keshtu teksa gara hyn kete te hene ne faze finalizuese organet e administrimit zgjedhor mbeten ne krize te pjesshme vendimmarrese dhe me nje integritet qe varet tashme me shume sesa nga Kodi nga klima politike.