Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit italian, Oscar Luigi Scalfaro

Kryeministri ngushëllon homologun e tij italian, Mario Monti
Kryeministri Berisha mesazh ngushëllimi homologut italian për ndarjen nga jeta të ish presidentit dhe senatorit Oscar Luigi Scalfaro. Kryeministri Berisha nëpërmjet nje mesazhi drejtuar Kryeministrit Italian Mario Monti, i ka shprehur ngushwllimet qeverisë italiane dhe familjes së ish presidentit dhe senatorit Oscar Luigi Scalfaro për ndarjen e tij nga jeta. Kryeministri Berisha thekson se me ndarjen nga jeta të ish-presidentit dhe senatorit Oskar Luixhi Skalfaro, familja, kombi italian, Italia mike, humbën një burrë shteti të shquar, që ju shërbeu me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë ndërsa shqiptarët humbën një mik të vërtetë. “Me këtë rast në emër të qeverise shqiptare ju shpreh Ju zoti kryeministër, qeverisë suaj, familjes Scalfaro dhe Senatit Italian ngushëllimet me të sinqerta dhe lutem së bashku me ju që shpirti i të ndjerit senator dhe ish-presidentit Oscar Luigi Scalfaro të gjejë paqen e merituar”- vijon mesazhi i kryeministrit Berisha.
Ish-presidenti i Italisë, Oscar Luigi Scalfaro, ndërroi jetë mëngjesin e së dielës në banesën e tij në Romë. Lajmi u bë i ditur disa orë me vonë nga burimet zyrtare. 93-vjeçari mbajti detyrën më të lartë të shtetit italian në periudhën midis viteve 1992-1999. Scalfaro është një figurë që e ka kaluar pothuajse të gjithë jetën e tij në politikë, pasi që në vitin 1946 u zgjodh në Asamblenë Kushtetuese. Në pesë dekadat e jetës së tij politike, Scalfaro mbajti disa herë detyrën e Ministrit dhe ishte një Senator i përjetshëm.
Ai u zgjodh President i Italisë në një moment kritik në jetën e vendit, menjëherë pas atentatit që i mori jetën gjykatësit Falcone në vitin 1992 dhe udhëhoqi një luftë të vendosur kundër mafias siçiliane.
...