E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Deficiti nën 3 për qind brenda vitit 2012

Deri dje qeveria kishte planifikuar të njëjtin objektiv por deri në vitin 2013. Pas një takimi ndërmjet Papandreut dhe ministrit të Ekonomisë, Loukas Katseli dhe atij të financave, Giorgio Papaconstantinou, ky i fundit deklaroi për gazetarët se kryeministri i kishte kërkuar që "të merrnin sa më parë masat e duhura për stabilizimin e ekonomisë gjatë tre viteve në vazhdim".     Kërkesa e Papandreut për ta përqendruar planin e stabilizimit në tre vjet dhe jo në katër, interpretohet në Athinë se pasoja e faktit se, Brukseli kishte njoftuar se i jepte Greqisë vetëm tre vjet kohë për reduktimin e deficitit nën 3 për qind.     Kjo situatë duket se shpjegon edhe se si dje qeveria greke nuk dorëzoi, ashtu siç prisnin të gjithë, projektin e planit të stabilitetit në Bruksel.     Papaconstantinou theksoi sërish se plani përfundimtar për stabilizimin e ekonomisë do ti dërgohet Brukselit vetëm në fund të muajit pasi të aprovohet nga qeveria dhe të prezantohet në parlament.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›