PS, Doshi në Dajç: Qeveria nuk po ndihmon banorët

Tiranë, 11 janar NOA - Dëshmitë e banorëve të
komunës Dajç tregojnë një tjetër realitet të gjendjes së tyre dhe sidomos të
shpërndarjes së ndihmave nga qeveria.
I gjendur mes banorëve të Dajçit deputeti socialist
i qarkut Shkodër, Tom Doshi ka parë vetë sasinë e pakët të ushqimeve të dhëna
nga qeveria për këta banorë.
Të paktën kështu ka deklaruar Doshi gjatë një
deklaratë për shtyp i cili u shpreh se për këtë fakt i referohet dëshmive të
banorëve të dëmtuar nga përmbytjet.
Banorët e kësaj komune, një prej më të
përmbyturave, shprehen se ndihma është tejet e vogël nga strukturat e qeverisë
madje qesharake
Rrëfimi i një prej banorëve: Kjo është sasia
e ushqimit që ka sjellë shtabi i emergjencës në Dajç. Kemi 9 ditë nën ujë që
jemi mbyt. Sot na kanë sjell 80 gramë vaj, 200 gram sheqer, 450 gram makarona
për familje. Këtu vijnë me hap panik për të ikur ne. I gjithë populli është në
ujë, bagëtitë, këtu ka njerëz që nuk kanë bukë me hëngër te shtëpia.
Veç deputetëve të Partisë Socialiste, askush
nuk ka ardhur këtu. Ne sna ka dhënë kush asgjë, kemi tërë ato lopë e bagëti.
Se kush do ti dal zot kësaj pune nuk e di, ajo ka thënë do shpërblej sot, do
shpërblej nesër. Ça më duhet shpërblimi i saj nëse jam dekun deklaroi Doshi.
Sipas tij, banorët në Dajçit kanë ngritur
argjinaturën vetë.
Siç dëshmojnë vetë kanë punuar me mjete
rrethanore për të ngritur këtë argjinaturë që mbron shtëpitë e tyre nga shkatërrimi
total.
Para tre netësh këtu kemi parë gjendjen më të
vështirë, është shpërthye, e kemi mbajt vetëm me zhavorr dhe organizimi ka qenë
si në principata në mesjetë dhe nuk ka qenë ndihma e shtetit, as e pushtetit
lokal, sepse do ktheheshin poshtë zeros dhe bën sakrifica madhore për të
ruajtur argjinaturën u shpreh një banor.
Ky është realiteti, kjo është e vërteta. Të
vij këtu qeveria, e të përballet me këtë popull për hallet që ka, mos të dal në
media e të deklarojnë se këtu nuk mungon asgjë, sikur këta nuk kanë nevojë për
ushqime, pra shiheni vet. Bëj thirrje gjithë banorëve të Shkodrës, që kush ka
mundësi ti ndihmojë këta njerëz edhe me bazë ushqimore për bagëtitë, sepse
këta shprehen se janë më në hall me bagëtitë, ju bëj thirrje ti ndihmojnë.
Sikur të mos ishte iniciativa e tyre, do ishte
përmbytur e gjithë, ashtu si gjithë fusha.
Këta janë duke ndenjur ditë natë, kanë marrë
600 thasë me rërë dhe po e ruajnë të mos shpërthejë. Pra, këta nuk kanë parë as
pushtetin vendor, as pushtetin qendror, nuk ju ka ardhur kush, as ushtria, as
policia.
Ky është realiteti, jo prononcimet që bëhen te
Shtabi i Emergjencës, që thonë situatën e kemi nën kontroll. tha më tej deputeti
Doshi.
k.k/NOA