Topalli në Shkodër, merr pjesë në analizën e gjendjes në zonat e përmbytura

Shkodër, 11 janar NOA - Kryetarja e Kuvendit,
Jozefina Topalli mori sot pjesë në takimin me kryetarë të qarqeve,
bashkive dhe komunave të vendit, anëtarët e Komitetit Ndërministror të
Emergjencave, drejtues të shoqatave të qeverisjes vendore, deputetë,
drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, dhe të Policisë
së Shtetit, që u mbajt në Universitetin Luigj
Gurakuqi, në Shkodër.
Takimi, veç analizës së gjendjes në zonat
e përmbytura dhe koordinimit të mëtejshëm të masave, kishte për qëllim dhe
dëshminë e një solidariteti mbarëkombëtar për ti ardhur në ndihmë banorëve dhe
pushtetit lokal të këtyre zonave, në tejkalimin e situatës.
Më tej Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në
mbledhjen e radhës së Komitetit Ndërministror të Emergjencave, ndërkohë që
vijon të ndjekë orë pas ore situatën në qytetin e Shkodrës dhe të zonave
të përmbytura.
k.k/NOA