E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Edhe ne në delegacionin e bisedimeve për kufirin me Greqinë

Tiranë- Në vizitën e ardhshme në Greqi ministri i Jashtëm, Edmon Panariti duhet të shoqërohet nga një delegacion parlamentar, me pjesëmarrjen edhe të opozitës.

Ka qënë ky propozimi që ka bërë deputeti socialist Saimir Tahiri, në emër të PS-së, lidhur me negociatat për kufrin detar me vendin fqinjë, pasi siç tha ai qeveria ka humbur legjitimitetin dhe besimin e publikut për këtë çështje.

E rëndësishme ështe që të theksohet parimi transparences. Çdo veprimtari e adminstratës publike, e qeverisë e kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, çdo bisedë e bërë deri më tani çdo kërkesë paraprake e bërë deri më tani nga pala greke apo kërkesë e bërë nga pala shqiptare dhe çdo hap që do të hidhet më pas duhet të jetë transparent, duhet të jetë i ditur për publikun dhe duhet të jetë i hapur për gjykim dhe vlerësim nga publiku dhe ekspertët e pavarur. Kjo duke filluar pse jo që nga vizita e ardhshme e ministrit të Jashtëm në Greqi dhe takimet e tij me ministrin e jashtëm ku domosdoshmërisht për shkak të situatës do të diskutohet marrëveshja e detit. Nuk ka agjë të keqe që në këto takime të marri pjesë edhe një delegacion apo te jenë pjesëmarrës edhe përfaqësues të parlamentit të opozitës, komisioneve parlamentare që domosdoshmerisht duhet të kenë zërin e tyre në monitorimin e kësaj marrëveshje,-tha Tahiri.

Sipas Tahirit me deklaratat konfuze të qeverisë shqiptare nëse janë ngritur apo jo grupe pune për këtë çështje po kërkohet të përsëritet skenari i marrëveshjes së parë për delimitimin e ujrave detare me Greqinë.

Ajo që vihet re është një kaotizëm në qëndrimet publike të autoriteteve qeverisëse pra të kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, ne ka ose nuk ka grup pune ka apo ska tekniciente që po punojnë apo jo. Kjo të lë të dyshosh për të paktën dy skenare ose qeveria është dritëshkurtër dhe nuk e ka haberin se çfarë po bën dhe çfarë do të bëjë në lidhje me marrëveshjen e detit, ose pastaj është duke përhapur tym, me vullnetin për të fshehur çdo hap që do të hedhi në lidhje me marrëveshjen për të na nxjerrë përsëri prap në situatën e marrëveshjes së kaluar, një marrëveshje e faktit të kryer me dëme kolosale për Republikën e Shqipërisë. Dhe nga ana tjetër bëhet fjalë për një qeveri e cila e ka humbur besimin e publikut dhe të kujtdo që mund të nënshkruaj një marrëveshje të barabartë në kushte reciproke dhe duke garantuar sovranitetin kombëtar dhe territorial të Republikës së Shqipërisë,-tha Tahiri.

Tahiri tha se negociatat e ardhshme duhet të gjenerojnë një marrëveshje përmes gjithëpërfshirjes. Duhet të jetë një marrëveshje që duhet të ketë domosdorshmërisht pjesëmarrjen e parlamentit, pjesmarrjen e shoqërisë civile e ekspertizës së pavarur dhe pse jo të gjithë atyre që kanë mundësi të japin një kontribut për këtë marrëveshje. Qe do të thotë se komisionet parlamentare veçanërisht Komisioni Ligjëve, Komisioni i Sigurisë, Komisioni i Jashtëm dhe ai i integrimit duhet të jenë intensivisht te perfshira ne monitorimin e kesaj marrveshje duke ofruar kontributet e tyre profesionale ekspertizen e tyre po pse jo edhe duke monitoruar aktivitetin e qeverise.Duhet perjashtuar me patjeter nga procesi negocimit te gjithe ata negociatore dhe tekniciente qe nenshkruan marrveshjen e pare me dem kolosal per vendin. Do te thote, Gerveni me shoke nuk mund te nenshkruajne, nuk mund te as te negociojne as te marrin pjese ne bisedime me palen greke sepse e bene njehere dhe I shkaktuan deme shume te medha ne lidhje me sovranitetin duke konsumuar nje akt tradhetie.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›