E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëndrimi i presidentit serb: BE-ja është një prioriet, por jo me çdo kusht

Serbi-Presidenti serb Tomislav Nikoliç u takua me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin pasditen e së hënës në Beograd.

Nikoliç dhe Kacin thanë se rruga evropiane e Serbisë ishte një prioritet dhe një dialog i nivelit të lartë politik në mes të Beogradit dhe Prishtinës duhet të krijohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Presidenti serb tha se ka ende dyshime në interpretimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar nga qeveria e mëparshme serbe dhe mosmarrja pjesë në konferenca izolonte Serbinë, duke theksuar se në të njëjtën kohë ëndrra për t’iu bashkuar BE-së ishte e çdo politikani serioz në Serbi por sipas tij nuk përqafohet me çdo kusht”,- tha zyra e presindentit serb në një deklaratë.

Nga ana tjetër siç raporton sot B92 zoti Kacin vlerësoi lëvizjet e qeverisë serbe të ndërmarra deri më tani në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke theksuar se lufta për reformimin e gjyqësorit duhet të mbetet një prioritet për qeverinë.

Nikoliç dhe Kacin ranë dakord se paqja dhe stabiliteti në rajon ishin një kusht i domosdoshëm për përparimin e mëtejshëm dhe për një jetë më të mirë për qytetarët. Raportuesi i PE-së tha gjithashtu se pajtohet me presidentin Nikoliç se korrupsioni sistematik iste një ‘kancer i shoqerisë’.

Ai tha se beson se qeveria aktuale dhe presidenti mund të çojnë përpara Serbinë. Duke folur për gazetarët pas bisedimeve me zotin Nikoliç, Kacin tha se Serbia vetë mund të arrijë në sundimine ligjit dhe se Evropa s’ka ndërmend të ndërhyjë në punet e saj të brendshme. Kacin tha se beson se Serbia do ta ndërmarrë këtë hap vendimtar.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›