E Diel, 1 Nëntor 2026

"Fshesa" në Athinë, një emigrant i paligjshëm i kafshoi gishtin policit

ATHINE - Qindra persona u shoqëruan dhe disa të tjerë u arrestuan, gjatë operacionit të djeshëm të policisë greke në Athinë dhe Pire. 

Gjithsej u ushtruan 1023 kontrolle, 415 u shoqëruan në polici për verifikim, ndërsa prej këtyre 4 u arrestuan për trafik droge, 3 për grabitje dhe 7 për shkelje të ligjit për të huajt. Emigrantët e arrestuar do të dërgohen në qendrën e paraburgimit.

Një incident i rrallë ka ndodhur dje gjatë operacionit "Fshesë" të policisë greke për klandestinët, kur gjatë kontrollit policor, një emigrant i huaj, i paligjshëm, i kafshoi gishtin një polici, aq shumë, saqë gishti u këput dhe polici përfundoi në spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›