E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Fajin se ka Ina, por Saliu

TIRANË- I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PS-së, lidhur me deklaratën e deputetes demokrate, Mesila Doda. “Si mundet burri i një gruaje dhe babai i një vajze, fatkeqësisht Kryeministër i këtij vendi, në mes të Europës, të organizojë një fushatë të përditshme lincimi publik kundër një gruaje në detyrë, si Ina Rama? E quajti në fillim me gojën e tij, me një fjalë që se përmban edukata qytetare. Pastaj vazhdoi dhe vazhdon, duke nxjerrë përditë shërbëtoret e shërbëtorët e oborrit të pushtetit të tij, me një fjalor që nuk fyen thjesht zonjën Ina Ramën, po çdo grua, çdo vajzë, çdo porosi të traditës shqiptare e çdo normë të kulturës europiane. Nëse Prokurorja e Përgjithshme nuk bën si do Saliu, fajin e ka Saliu, jo Ina Rama. Nëse Prokurorja e Përgjithshme heton vrasjet e 21 janarit, fajin e ka Saliu, jo Ina Rama. Nëse Prokurorja e Përgjithshme s’dëgjon thirrjet e dhunshme të oborrit të pushtetit, për të goditur opozitën, fajin e ka Saliu, jo Ina Rama”, tha dje deputetja e PS-së, Mimi Kodheli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›