E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Familja kryeministrore ka kapur shtetin

Deputeti i PS, Blendi Klosi ne nje deklarate per mediat mbi ngjarjet me ARMO-n tha sot se 'korrupsioni i Qeverise se votave te vjedhura, ka arritur kulmin'.

'...Dy ditë më parë familja kryeministrore urdhëroi policinë e shtetit për të bllokuar dhe për t'iu kundërvënë policisë tatimore, në aksionin të ligjshëm te saj kundër kompanisë ARMO, kompani e cila rezulton debitore ndaj shtetit shqiptar.

Por interesat e familjes nuk ndalen me kaq. Interesat e familjes dalin edhe mbi kushtetutën e vendit.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka dalë kundër vendimit të Këshillit të Ministrave numër 52, datë 14.01.2009 që i fal kompanisë ARMO të drejtën e monopolit për të tregtuar i vetëm naftën D2, qeveria e Sali Berishës nuk e respekton këtë vendim.
Gjykata kushtetuese vëren se është shkelur neni 118/1 dhe 118/2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Gjykata Kushtetuese vlerëson se vendimi i Këshillit të Ministrave për t'i falur ARMO-s të drejtën e monopolit në tregtimin e naftës D2 është në kundërshti me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, konkretisht nenet 33 dhe 42 të saj.
Pra është Gjykata kushtetuese e këtij vendi aspirues për Bashkimin Europian, e cila vlerëson se ky vendim duhet shfuqizuar, si një shkelje e pastër e barazisë dhe si një monopol i pastër financiar i oligarkisë qeverisëse.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese thotë se ARMO nuk mund të ketë monopolin e naftës D2, qeveria e Berishës nuk bindet, pasi kjo qeveri i bindet vetëm interesave të familjes. Për hir të interesave të familjes, Berisha ka shkelur mbi Kushtetutën e Republikës, dhe kjo është e pafalshme - tha Klosi.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›