Interi tregon forcën, 5 3 me Palermon
Inter i frikshëm, Inter i çmendur, ëngjëj e djaj janë quajtur futbollistët zikaltër pas asaj ndeshjeje të vrullshme në San Siro kundër Palermos. Skuadra e Mourinhos është shkëputur 4 pikë nga Juventus. Dueli mes tyre është afruar edhe më shumë por tashmë nuk është më në mes Sampdoria. Balotelli, Maicon, Eto’o nga njëra anë, Miccoli, Cassani dhe Kurajo e Zenga nga ana tjetër në bashkëpunim me repartet e mbrojtjes së të dy ekipeve sollën një ndeshje të çmendur. Janë argëtuar të gjithë në takimin që ka mbyllur javën e 10-të të Serisë A. Kryesuesja e renditjes shënoi 4 herë ne 45 minta dhe doli nga pjesa e parë mjaft e qetë. 2 herë shënoi Ballotelli, dy herë Eto’o dhe Inter mendoi se e mbylli ndeshjen. Në 20 minutat e para të pjesës së dytë Inter gjendet në një situatë mjaft të vështirë. Të bllokuar të frikësuar dhe vetëm gjysmë pjese lojë të mbetur. Palermo shënon tre gola që rrezikojnë të zotët e shtëpisë. Ish-interisti Zenga nuk mund të humbte në shtëpinë e tij të paktën jo pa një lojë dinjitoze. Në dhomat e zhveshjes duhet t’i ketë motivuar futbollistët, ndoshta i ka vënë me shpatulla pas murit duke i shkundur dhe pjesa e dytë ishte një lojë krejt tjetër e siçilianëve. Zenga bën edhe një lëvizje tjetër duke ndryshuar modulin e lojës ne 4-2-2-2. Fut në lojë një sulmues. Dhe gjërat funksionuan për ish-portierin e Interit. Por skuadra e tij e vjetër kishte një factor më shumë. Maikon me pregatitjen e tij fizike që largonte topat nga mesfusha. I futur në lojë në fillim të pjesës së dytë në vend të Ballotellit, i cili e kreu më së miri detyrën, Maicon justifikon praninë e tij në fund të takimit duke i mbyllur hesapet me Palermon. Por goli i tij ishte edhe një mesazh që Inter i jep skuadrave ndjekëse, veçanërisht Juventusit. Zonja e vjetër e lëshoi sfidën në fitoren me Sampdorian në Olimpico dhe Inter e ripranoi dje në mbrëmje në San Siro.