E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: "Fazllic", prokuroria te hetoje

TIRANE- Socialistet perpiqen te mbajne ne tregun politik ceshtjen "Fazllic", nepermjet te ciles godasin kryeministrin Berisha dhe bashkepuntoret e tij ne qeverisje. Nenkryetari i grupit kuvendor socialist Erion Brace, kerkoi dje nga Prokuroria e Pergjithshme te vijoje hetimet per biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazllic. Brace i eshte referuar dokumenteve te Qendres Kombetare te Biznesit, sipas te cilave Isufi, kunati i ministrit te Jashtem Lulzim Basha ka administruar dy kompani qe biznesmeni serbo-boshnjak Fazllic kishte deklaruar se i ka shitur. "Behet fjale per dy kompanite ku Isufi figuron administrator ne momentin e regjistrimit te tyre ne Gjykate. Serish figuron si i tille edhe pas dy muajsh kur ato kompani i jane shitur 50 per qind. Figuron administrator edhe pas shitjes se ketyre kompanive" tha Brace. Ne driten e ketyre fakteve, sipas tij, cdo specialist do ta kishte gjykuar si kriminale nderhyrjen, presionin dhe dhunen e kryeministrit Sali Berisha ndaj prokurorise me qellim heqjen e bllokimit per gjurmimin e ligjshem te veprimeve financiare dhe kontabel ne llogarite e shtetasit Isufi. Presion qe eshte sot maksimal dhe po kaq kriminal dhe i dhunshem eshte clirimi nga ky gjurmim i ligjshem per veprimet financiare qofte edhe kontabel ne te njejtat kompani te shtetasit Fazlic. Sipas Braces, ajo qe duhet te jape pergjigje lidhur me kete afere eshte edhe vajza e kryeministrit Berisha, e cila e ka deklaruar Fazllic si klient ne studion ligjore te saj. "Do doja te merrnim shpjegimin e saj nese ka ofruar sherbimin ligjor ne keto dy shitje te kompanive te tjera te shtetasit serbo boshnjak Fazllic", tha Brace.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›