E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti i Lanes, mori cmim

Fondacioni i Arkitektures "Philippe Rothier" ne Bruksel i akordoi Bashkise se Tiranes, dy dite me pare Cmimin e Nderit ne konkursin nderkombetar "Cmimi Evropian i Arkitektures 2008". Ne garen e zhvilluar, kane marre pjese 88 qytete evropiane, perfaqesuesit e te cilave kane ekspozuar projektet e tyre, para nje jurie nderkombetare te perbere nga arkitekte, urbaniste, historiane arti e gazetare te njohur. Tirana u perfaqesua ne kete aktivitet prestigjioz, me nje nga arritjet me te rendesishme ne lemin e puneve publike, rehabilitimi i shtratit te Lanes, nje ndermarrje e guximshme dhe e suksesshme, qe i solli kryeqytetit shqiptar nje frymemarrje mjedisore, por duke ruajtur njekohesisht vlerat e patjetersueshme te origjines. Ishin pikerisht keto arsyet te cilat bene qe juria te vleresoje stafin e Bashkise se Tiranes me "Cmimin e Nderit", duke e cilesuar rehabilitimin e Lanes si nje "operacion te shkelqyer urban dhe publik".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›