E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, metropol i Evropes

Tirana do te jete nje nder metropolet me te lakmueshme ne te gjithe Evropen. Nje cilesim te tille kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama e beri gjate konferences se Unionit te Kryeqyteteve te Evropes Qendrore dhe Juglindore, i zhvilluar ne Shqiperi. E konsideruar si nje histori suksesi, Tirana u zgjodh vendi mikprites per edicionin e 12-te te kesaj Konference te rendesishme sa i perket zhvillimit te qyteteve metropol, e konsideruar jo me nje kryeqytet ne transformim, por nje metropol ne formim.

Konferenca

Keshtu, disa nga ceshtjet e rendesishme te trajtuara gjate konferences kishin te benin me planin rregullues, infrastrukturen dhe investimet ne sherbimet publike te qyteteve, impakti ne mjedis i transportit, energjise, mbetjeve urbane, impakti social dhe cilesia e jetes, metropolet si qytete turistike dhe mundesite politike, impakti i decentralizimit ne qeverisje. Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, duke theksuar rendesine e kesaj Konference ne shkembimin e pikepamjeve, eksperiencave mes vendeve te rajonit, shprehu kenaqesine dhe privilegjin qe Tirana u zgjodh vendi mikprites per nje konference evropiane te ketyre permasave. "Do t'ju bejme te bini ne nje dashuri sado relative me Tiranen, qe t'ju ktheje perseri ketu per ta thelluar lidhjen me kete qytet qe vjen nga nje histori e veshtire, nga perpjekje te medha dhe qe shkon drejt nje te ardhmeje te perbashket", tha kryebashkiaku Rama, duke shprehur bindjen dhe besimin se nuk eshte e larget dita kur te gjithe se bashku, do te jemi pjese e nje bote pa kufij dhe do te kemi krenarine qe do t'u leme pas femijeve tane, nje bote me te mire. Sipas tij, seanca e ketij Unioni sherben per te shkembyer pikepamjet, eksperiencat, emocionet e te jetuarit ne nje territor sa te pervecem aq edhe te perbashket.

Sfidat

Aktualisht, sipas Rames, "jemi ketu perballe problemesh te reja, sfidash te reja, perpjekjesh te reja, ne nje kryeqytet i cili eshte ne rrugen e formimit si metropol, si nje pike referimi, jo vetem per Shqiperine, por edhe rajonin e se nesermes ne teresi". Unioni i kryeqyteteve te Evropes Qendrore dhe Juglindore eshte nje organizate nderkombetare, ku kryeqytetet e Athines, Beogradit, Bratislaves, Bukureshtit, Budapestit, Kievit, Ljubljanes, Nikozise, Podgorices, Sarajeves, Shkupit, Sofies, Tiranes, Vienes dhe Zagrebit jane anetare. Pervecse kryebashkiaku i Tiranes u nderua me cmim dy dite me pare per projektin e sistemit te Lanes, nje cmim pr5estigjioz ai ka marre edhe ne vitin 2004, kur u zgjodh Kryebashkiaku Boteror i vitit. Ai e mori trofeun vjetor, pas votimit maksimal ne internet, duke u vleresuar me shume mes 50 konkurrenteve qe moren pjese ne konkursin nderkombetar qe zhvillohet per te dytin vit radhazi. Kryebashkiaku Rama ka arritur te siguroje ne internet, mbeshtetjen jo vetem te komunitetit shqiptar, por edhe shume vota nga qytetare te vendeve te ndryshme europiane. Ndersa, per punen e bere ne Tirane shpoesh ai ka marre cmime dhe vleresime te tjere nga arkitekte te njohur.

Qellimi i takimit, bashkepunimi i ndersjelle

Qellimi i Unionit eshte te mbaje lidhje permanente mes bashkive te vendeve anetare dhe te inkurajoje shkembimin mes qytetareve te tyre ne cdo fushe, ne menyre qe te zhvilloje ndjenjen e perkatesise Evropiane, bazuar ne mirekuptimin e ndersjelle. Ne perputhje me kete objektiv, Unioni merr persiper studime, organizon takime dhe ndermerr te gjitha iniciativat qe percojne mbeshtetjen ekonomike, sociale dhe kulturore te qyteteve, anetare te rrjetit. Prioritet eshte shkembimi i eksperiences, informacionit dhe dokumentacionit ne cdo fushe te aktivitetit bashkiak dhe te shtoje kontaktet mes autoriteteve bashkiake, perfaqesuesve te pushtetit lokal dhe stafeve teknike si dhe grupeve, shoqatave apo institucioneve qe variojne nga keto autoritete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›