E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Reformat sollen ftesen ne NATO"

Zv/ndihmes Sekretari Amerikan i Shtetit, Stuart Jones, mbajti dje pasdite nje fjalim para diplomateve shqiptare, ne diten e trete te Konferences se Ambasadoreve te Republikes se Shqiperise. Jones, i cili mbulon Evropen Juglindore ne Departamentin Amerikan te

Shtetit, pasi u pershendet nga Ministri i Jashtem Lulzim Basha, u ftua te paraqiste vizionin amerikan mbi zhvillimet ne rajon dhe me gjere. Duke u ndalur tek Shqiperia, ai vleresoi progresin dhe reformat e bera ne shume fusha, gje qe sipas tij sollen dhe marrjen e fteses per anetaresim ne NATO. Jones permendi ne vecanti raportin e fundit te Bankes Boterore ku Shqiperia renditet e dyta per reformat e ndermarra. Gjithashtu ai shprehur mirenjohje ndaj Shqiperise per rolin qe ka luajtur ne rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, duke qene vazhdimisht nje partner i devotshem dhe serioz i SHBA-ve ne sfidat e perbashketa. Jones foli dhe per Kosoven dhe iu pergjigj pyetjeve te ambasdoreve shqiptare. Nderkohe qe dje ka pasur dhe nje takim me kryeministrin Berisha. Gjate takimit, ai shprehu mirenjohjen per Presidentin Bush dhe qeverine amerikane, per ndihmen historike qe i kane dhene Shqiperise dhe shqiptareve. Po keshtu kryeministri theksoi se ngjarje madhore per vitin e ardhshem jane zgjedhjet e pergjithshme dhe se qeveria shqiptare eshte e vendosur te beje gjithcka eshte e mundur per te organizuar zgjedhje te lira e te ndershme, ne menyre qe vendi te shkeputet perfundimisht nga tradita e diskutimit per cilesine e zgjedhjeve, te cilat do te jene te lira dhe te ndershme.

Rama-Jones

Kryetari i PS, Edi Rama gjate takimit me zv.ndihmes Sekretarin Amerikan i Shtetit, Stuart Jones mori vleresimin per kontributin e opozites per reformat qe sollen ftesen per anetaresim ne NATO dhe kerkoi pavaresi te institucioneve. Jones tha SHBA deshirojne te shohin zgjedhje te suksesshme, te lira dhe demokratike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›