PS, Felaj: Ilir Meta përfaqëson vetëm interesin e xhepit të tij
Tiranë, 27 janar NOA Deputetja e Partisë
Socialiste, Ermonela Felaj ka dalë sot para mediave ku ka deklaruar se Ilir
Meta përpiqet ti mbajë kutitë e mbyllura pasi hapja e tyre do të faktonte se
mandati i tij i është grabitur PS-së.
Dallimi mes nesh dhe Ilir Metës është që ne
jemi të vetëdijshëm për interesat e atyre që përfaqësojmë, kurse Iliri i Saliut
përfaqëson vetëm interesin e xhepit të tij.
Ne e dimë pse ky shërbëtor i zellshëm i Sali
Berishës nuk do hetimin e zgjedhjeve.
Këtë të vërtetë po e mësojnë çdo ditë e më
shumë edhe shqiptarët tha Felaj e cila shtoi se
Ilir Meta përpiqet që ti mbajë kutitë të
mbyllura, pasi hapja e kutive do të nxjerrë në dritë të diellit faktin se
mandati i Ilir Metës është mandat i grabitur i Partisë Socialiste.
k.k/NOA