Grabitja, policia: U bë me pistoleta lodër, rrëmbyen 300 mijë lekë

Tiranë, grabitet me armë pika e arkëtimit e KESHTiranë, 27 Janar NOA Update Një filial arke ku arkëtoheshin
paratë e abonentëve të KESH OSSH, është grabitur rreth një orë e gjysmë më
parë në Tiranë ku persona të paarmatosur që u shtirën se kishin pistoleta,
rrëmbyen një sasi të hollash dhe u zhdukën në drejtim të paditur.
Ngjarja ndodhi disa metra pranë Komisariatit
nr 1 dhe Tv Koha në rrugën Tre Vllaznit pranë Brrylit në Unazë ku OSSH
kishte marrë me qera një dhomë të modifikuar si zyrë arkëtimesh.
Burime zyrtare konfirmuan për agjencinë NOA se
është rrëmbyer shuma prej 300 mijë lekësh të rinj, nga dy djem në moshë të re,
të pamaskuar.
Konfirmohet se autorët mbanin në duar
pistoleta lodër me të cilat fillimisht frikësuan sportelistet dhe më tej, në
ikje e sipër u treguan se çfarë mbanin nëpër duar dhe i flakën armët për tu
zhdukur në drejtim të paditur.
Disa dhjetëra forca policore gjenden ende në
zonën tek Brryli ku ndodhet filiali i grabitur dhe kontrolle po bëhen në zonat përreth
por ende nuk është rënë në gjurmë të autorëve.
e.r/NOA
e.r/NOA