E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Felaj Te hetohen burimet financiare te propagandes Zgjohu

Deputetja e Partise Socialiste Ermonela Felaj shprehu sot shqetesimin e forces se saj politike ne lidhje me propaganden qe levizja Zgjohu po ben nepermjet spoteve ne televizione te ndryshme duke ngritur pikepyetjen se nga vijne financimet per to.

Prej disa ditesh ne ekrane po shfaqen spotet e levizjes Zgjohu nje organizate fantazme spotet politike te se ciles kane nje kosto financiare prej qindra mijera eurosh tha ajo

Sipas Felajt Keto para dyshohet se vijne nga fondi per mbeshtetjen e shoqerise civile dhe po perdoren per te ndihmuar Saliun dhe Lulin ne fushate. Ne rastin me te keq financimet e Zgjohu dyshohet se burojne nga korrupsioni i regjimit Berisha.


Deputetja e PS i beri thirrje Prokurorise te filloje hetimin per burimin e parave me te cilat levizja Zgjohu ben propagande dhe i kerkoi edhe KKRT-se te marre masa per ndalimin spoteve te saj.

Ne fund te deklarates se saj per mediat Felaj tha se Berisha e ka te kote sepse me 8 maj qytetaret do ti japin pergjigjen qe meriton.

Redaksia Online
Gazmira Ndoja



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›