Zyrtari i larte i BE-se ne Tirane per 12 kushtet
Brukseli do te dergoje neser ne Tirane zevendesin e Drejtorit te Zgjerimit per Ballkanin Perendimor Stefano Sannino per te diskutuar ne lidhje me plotesimin e 12 detyrimeve qe Shqiperia duhet te permbushe qe te arrije te marre edhe statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian. Burime prane komisionit bejne te ditur se zevendesi i Pier Mirelit do ta vizitoje dy dite Shqiperine per te marre pjese edhe ne nje mbledhje konsultative qe do te zhvillohet per kete ceshtje mes perfaqesuesve te Komisionit Europian dhe institucioneve publike shqiptare te drejtuar nga ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Duket se shqetesimi i europianeve ne lidhje me 12 prioritetet kyce te Opinionit te Komisionit Europian ka ardhur si pasoje e faktit se miratimi i tyre kerkon edhe bashkepunimin e opozites gje e cila deri ne keto moment nuk ka ndodhur. Sipas axhendes se percaktuar nga Komisioni Europian ne mbledhjen dyditore qe do te drejtohet nga Sannino dhe Bregu do te diskutohet mbi 12 prioritetet e Planit te Veprimit sic jane reforma e administrates publike shteti i se drejtes strategjia antikorrupsion lufta kunder krimit te organizuar strategjia per te drejtat e pronesise funksionimi i duhur i Parlamentit dhe nje sere ceshtjesh te tjera ku perfshihen edhe emerimi i gjyqtareve ne Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese. Mes paleve pritet te diskutohet edhe per mbarevajtjen e zgjedhjeve ne perputhje me standardet nderkombetare.