PS kundër rritjes së energjisë: S’ka plan subvensioni
“Jemi të shqetësuar sepse kjo rritje e re e çmimit të energjisë elektrike do të rëndojë drejtpërdrejt në buxhetet e familjeve të varfëra, e familjeve me të të ardhura të pakëta apo me të ardhura të mesme”, tha deputeti Ilir Beqja.
Sipas tij, shtrenjtimi i pritshëm me 23 % i çmimit të energjisë elektrike do ta bëjë zero rritjen e pensionit të datës 1 maj të njërit prej pensionistëve në një prej 230 mijë familjeve që përbëhen vetëm nga dy pensionistë. Gjithashtu, sipas Beqjes, rritja e këtij çmimi do të marrë ¼ e këstit mujor të ndihmës ekonomike që merr një familje e varfër.
“Rritja e pritshme e çmimit të energjisë për biznesin e vogël do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet e mallrave dhe shërbimeve me pakicë duke prodhuar kosto të reja shtesë për buxhetet familjare shqiptare”, tha deputeti socialist. Ai shtoi se qeveria ka dështuar dy vitet e fundit në skemën subvencionuese të rritjes së çmimit të energjisë në mars 2007.
Po sipas deklarimeve zyrtare-vijoi Beqja-në buxhetin afatmesëm 2010 – 2012 nuk është parashikuar asnjë qindarkë për skema të reja subvencionuese për rritjen e cmimit të energjisë. Partia Socialiste ka kërkuar ndryshimet e nevojshme në buxhetin e vitit 2010 në mënyrë që rritja e çmimit të energjisë të mos përballohet vetëm nga buxhetet familjare shqiptare.