E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballkani rriten problemet me levizjen pa viza

Vendet e BE-se

Vendet e Bashkimit Europian vazhdojne te kene probleme me vendet e Ballkanit per ceshtjen e azilit dhe punesimit ne baze te levizjes pa viza. Pas alarmit te Belgjikes qe u anoncua dy dite me pare ne Tirane nga perfaqesuesja per emigracionin e Ministrise se Brendshme te Belgjikes Katy Verzelen ka qene edhe Gjermania qe ka leshuar nje alarm te ri. Zyrtarja belge deklaroi se ne thjesht kemi konstatuar nje rritje shume te vogel te mospranimeve te hyrjes ne Belgjike. Sido qe te ishte situata ne e kishim parashikuar ne axhende por duke pare rritjen e ketij numri e gjykuam te nevojshme te perserisim kushtet dhe rregullat per te hyre e qendruar ne Belgjike. Nderkaq Maqedonia vazhdon te kete probleme me shtetasit e vet qe kerkojne azil ne Gjermani sidomos pas liberalizimit te vizave. Bazuar ne te dhenat e Ministrise Federale te Puneve te Jashtme te Gjermanise brenda pese muajve te pare te ketij viti azil nga Maqedonia ne Gjermani kane kerkuar me shume se 500 persona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›