E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 25 kg hashash në Kakavijë, arrestohet 37-vjeçari grek

drogaGjirokastër- Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot 25 kg drogë të llojit kanabis në pikën kufitare të Kakavaijës, ndërsa është arrestuar një shtetas grek.

Mësohet se droga u gjet gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin me targë ZH 6844, ndërsa u bë arrestimi i 73-vjeçarit Christos Tzouganatos.

Droga ishte ndarë në pesë pako dhe kishte si destinacion Athinën, por u kap në pikën e dytë të doganës.

Mësohet se shtetasi grek lëndën narkotike e kishte blerë në Lazarat, ndërsa po hetohet për persona të tjerë të përfshirë në trafik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›