E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Gjyqe politike ndaj deputetëve tanë. Ruçi: Kush mendon se opozita do heshtë, i ka bërë llogaritë gabim

Share

Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, organizuar me dyer të mbyllura, kryetari i grupit, Gramoz Ruçi, doli në një komunikim me mediat për të folur për gjyqet e shumta ndaj deputetëve të PS, të cilët akuzohen për shpifje.

E kam fjalën për gjyqet politike ndaj deputetëve të PS, të akuzuar nga familjarë të kryeministrit, nga ministra të kësaj qeverie dhe deputetë të kësaj mazhorance. Nesër është seanca e parafundit e gjyqit ndaj nënkryetarit të grupit parlamentar të PS, Sajmir Tahiri. Një proces i deformuar në themel dhe i paracaktuar për dënimin e Tahirit, tha Ruçi.

Por në proces gjyqësor janë edhe shumë deputetë të tjerë dhe kryesia e PS. Këta gjyqtarët që i gjykojnë nuk bëjnë drejtësi, por padrejtësi në emër të pushtetit, tha Ruçi.

Këta deputetë kanë pasur guximin të denoncojnë të pavërtetat e këtij regjimi.

Ruçi deklaroi se këto janë gjyqe politike dhe tregojnë deformimin e tmerrshëm të drejtësisë. Ruçi tha se kush mendon se do i mbyllë gojën opozitës, i ka bërë llogaritë gabim.

Grupi parlamentar i PS denoncon këto procese gjyqësore si fars dhe të montuara politikisht nga Tomat dhe Sashenkat e drejtësisë shqiptare. Këto procese po kthehen në simbol të uzurpimit të drejtësisë nga ekzekutivi. Këto gjyqe po kthehen në kamxhik publik ndaj deputetëve të opozitës për të mbyllur gojën e kujtdo që tregon me gisht keqpërdorimin e pushtetit. Këto procese po nxjerrin në dritë deformimin e tmerrshëm të sistemit gjyqësor. Sot në gjykatë fiton i forti, jo ai që ka të drejtë, fiton ai që ka para, jo ai që kërkon drejtësi. Proceset gjyqësore ndaj deputetëve të opozitës po kthehen në shembuj alarmant të shkatërrimit të drejtësisë.

Kush ka menduar se opozita do të heshtë, ka bërë llogaritë gabim.

Ne jemi këtu dhe këtu do të jemi gjithmonë përkrah drejtësisë, ligjit, demokracisë dhe shtetit ligjor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›