Shpërthen Majko: Po shkojmë sërish drejt zgjedhjeve më të mira se ato të kaluarat
Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka shprehur gjithë indinjatën e tij për reformën zgjedhore, duke thënë se tashmë askush nuk mendon më për të, por për mënyrën se si do të vjedhë zgjedhjet. Sipas Majkos, vjedhja e zgjedhjeve është kthyer në një process, ndërsa me sa duket, edhe në këto zgjedhje do të thuhet vetëm se ato ishin më të mira se të kaluarat.
Sistemi zgjedhor në Shqipëri sa vjen dhe po kthehet në një kulturë mafioze manipulimi, e cila fillon që nga listat e zgjedhësve, falsifikimi i dokumentave të identifikimit dhe blerja e votave… Me sa duket po shkojmë sërish drejt zgjedhjeve më te mira se ato të kaluarat dhe me vjedhje industriale brenda sistemit. Deri dje vidhej kutia, dhe sot evolucioni e ka zhvendosur vjedhjen në proces…Dhe çfarë është më e keqja, e gjitha kjo sot i ngjan humorit të hidhur, se sa një drame shoqërore, të cilës i mungon protesta. Një shoqëri si e jona pa sindikata, me shoqëri civile si ajo e Shangait të vitëve 30-të dhe opozitë, të cilën analistokracia e vrerosur shqiptare e përdor si arsye të mosfunksionimit të gjërave në vend, po vrapon drejt mosnjohjes së vetvetes… Shqipërisë i është thyer pasqyra, shprehet deputeti socialist.