Një muze për komunizmin ne Shqipëri

Duket se ideja e hedhur shpesh mbi një muze te totalitarizmit, madje e përmendur se fundmi edhe nga presidenti Bamir Topi, do te marre forme shume shpejt. Ministria e Kulturës, ka prezantuar kështu pese projekte lidhur me parkun e realizmit socialist i cili mendohet te ndërtohet ne ambientet e një ish-reparti ushtarak, ne fshatin Surrel te Tiranes. Ne fakt, pese projekt idetë, sipas ministrit do t?i nënshtrohen një përzgjedhjeje nga specialistet. Ndërsa për sa i përket objekteve qe mendohet te vendosen ne këtë park- muze, galeria dhe biblioteka kombëtare do te jene furnizuesit kryesore. Drejtuesit e dy institucioneve janë shprehur se kështu do te lirojnë edhe hapësirat, te cilat janë bllokuar prej vitesh nga koleksionet e letërsisë sovjetike apo skulpturave te diktatoreve.
Shpërndaje