PS, Hysi: Jemi në një mendje, s’ka arsye për referendum
TIRANE- Deputetja socialiste, Vasilika Hysi, nënkryetare e grupit parlamentar të PS-së sqaroi dje se referendumi për heqjen e imunitetit është i pamundur të zhvillohet në kushtet që e ka hedhur si opsion kryeministri Sali Berisha. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Hysi deklaroi se: “Në rastin konkret, nëse nuk vendos Kuvendi, mazhoranca dhe opozita bashkë, nuk mund të këtë referendum”. Kryeministri Berisha paralajmëroi se do t’i drejtohet popullit për referendum për çështjen e heqjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë.
Si ju duket kjo zgjidhje, pas një seance të gjatë debati që opozita dhe mazhoranca zhvilluan për këtë çështje?
Ju pyesni si ju duket kjo zgjidhje. Unë ju them se Kryeministri nuk ka afruar zgjidhje për çështjen e kufizimit të imunitetit, pasi mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për ta kufizuar atë, kanë përgatitur një projekt të përbashkët, kanë votuar në parim dhe nen për nen. Opozita ka kërkuar që kufizimi i imunitetit të votohet së bashku me nismën që ka depozituar opozita në Kuvend lidhur me reformën në drejtësi që do të mundësojë zbatim në praktikë, realisht të kufizimit të imunitetit dhe dënimit të zyrtarëve të korruptuar. Propozimi i Kryeministrit është një lojë politike në fund të seancës së debatit të zhvilluar, debat i shoqëruar me kërkesa ultimative dhe me sulme personale të Kryeministrit në Kuvend më datë 6 gusht. Kjo nuk është zgjidhje, por lojë për t’u thënë shqiptarëve se ai nuk do imunitetin, se ministrat dhe zyrtarët e tij të korruptuar duan të dënohen, por nuk u dënokan se kanë imunitet dhe se këtë imunitet nuk po ja heq opozita, por do t’ia heqë populli. Kryeministri i këtij vendi shquhet për hedhje në treg të çështjeve nga më të ndryshmet që nuk mund të bëhen, që edhe vetë ai e ka të qartë që nuk mund të bëhen, por për fushatë elektorale dhe për të çoroditur njerëzit në këtë vapë të nxehtë ai hedh në treg çfarë t’i thotë mendja. Në rastin konkret, nëse nuk vendos Kuvendi, mazhoranca dhe opozita bashkë, nuk mund të këtë referendum. Deklarata e tij në fund të seancës është një tërheqje e vëmendjes së publikut në këtë stinë të nxehtë vere nga problemet e mëdha që ka ky vend për shkak të keqqeverisjes së kësaj mazhorance. Pra, Kryeministri nuk ofroi zgjidhje, pasi këtë gjë nuk ia mundëson Kushtetuta në mënyrën sesi u mbyll seanca plenare, kur amendamentet nuk u miratuan, në kushtet kur Kuvendi nuk votoi për të miratuar projekt- amendamentet me referendum.
A mund të na e shpjegoni edhe nga ana juridike se si mund të mundësohet një referendum i tillë, sa kohë duhet për përgatitjen e tij dhe çfarë vlere do të ketë ai nëse zhvillohet pas raportit të BE-së për statusin e vendit kandidat?
Së pari, duhet të sqaroj se Kushtetuta rregullon çështjen e referendumit në disa nene (neni 150, 151, dhe 152) dhe 177. Në nenin 150 të Kushtetutës parashikohet e drejta e popullit mes 50 mijë shtetasve të kërkojë referendum për shfuqizimin e një ligji si dhe t’i kërkojë Presidentit zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë. Po kështu, me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve ose me propozim të Këshillit të Ministrave, Kuvendi mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum. Këto janë parimet bazë të zhvillimit të një referendumi për çështje që nuk kanë të bëjnë me rishikimin e kushtetutës. Kur është fjala për rishikimin e Kushtetutës mes referendumit, rregullat përcaktohen në nenin 177 të Kushtetutës. Sipas nenin 177, pika 4, projekt-amendamentet kushtetuese mund të votohen me referendum, kur vendoset nga dy të treta e gjithë deputeteve të Kuvendit. Por në seancën e 6 gushtit, Kuvendi nuk vendosi një gjë të tillë. Gjithashtu, Kushtetuta parashikon që edhe në rastet kur amendamentet kushtetuese miratohen në Kuvend, me kërkesë të 1/5 të gjithë anëtarëve të Kuvendit ato mund t’i nënshtrohen edhe referendumit. Ne nuk jemi as në këto kushte. Në kushtet sesi u mbyll seanca, referendumi për ndryshimet në kushtetutë nuk mund të bëhet vetëm me fjalën e kryeministrit Berisha. Edhe nëse Kuvendi kishte votuar që ndryshimet kushtetuese të miratohen me referendum, ka edhe një sërë çështjesh të tjera që duhet mbajtur parasysh dhe që kërkojnë kohën e duhur. Një çështje me rëndësi që si ligjvënës nuk duhet të harrojmë është se Kushtetuta kërkon që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë paraprakisht kushtetutshmërinë e çështjeve të shtruara për referendum brenda 60 ditëve, duhet të caktohet data e referendumit nga Presidenti dhe më pas shkohet në referendum. Pra, në këto kushte as kushtetuta dhe as koha nuk e mundëson zhvillimin e referendumit para botimit të raportit të BE-së. Por ajo që është e rëndësishme dhe dëshiroj ta ritheksoj është se opozita dhe mazhoranca nuk kanë kundërshti për kufizimin e imunitetit, ato kanë rënë dakord dhe mund të votohen në Kuvend, pa qenë nevoja të shkohet në referendum. Nëse nuk ka dakordësi, një çështje zgjidhet me referendum. Nëse kjo mazhorancë është më të vërtetë e interesuar që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat nuk duhet të kishte lënë nismën ta paraqiste në korrik, ta vendoste në mënyrë të njëanshme në gusht dhe të mos shqyrtonte edhe nismën tjetër që kanë lidhje me kufizimin e imunitetin dhe reformat në drejtësi. Kjo e fundit është gjithashtu kusht për integrimin e Shqipërisë dhe është jetike për qytetarët shqiptarë që enden dyerve të gjykatave, por bën të mundur edhe zbatimin real të kufizimit të imunitetit në praktikë.
A mundet që opozita dhe mazhoranca t’i drejtohen popullit me dy referendume, një i PD-së për heqjen e imunitetit dhe një i PS-së për paketën e ndryshimeve kushtetuese në fushën e drejtësisë?
Në rastet e ndryshimeve kushtetuese, Kushtetuta përcakton qartë se mund të shkohet në referendum vetëm pasi të vendosë Kuvendi me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. Sikurse e ritheksova edhe më lart, nuk ka kundërshti për kufizimin e imunitetit që të vendosë populli për këtë çështje. Jemi të gjithë dakord të kufizohet dhe ka një draft të përbashkët mazhorancëopozitë. Kuvendi duhet të shqyrtojë edhe nismën e paraqitur nga opozita lidhur me reformën në drejtësi dhe së bashku mund të votohen. Kuvendi mund të vendosë që të dy nismat të miratohem me referendum ose jo. Zakonisht në referendum shkohet kur ka mendime të ndryshme për një çështje të rëndësisë së veçantë. Ne kemi shprehur gatishmërinë se nëse mazhoranca kundërshton propozimet tona për reformën në drejtësi, lë të shkojmë në referendum popullor, por gjithnjë nëse kjo gjë miratohet me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në fakt nëse do të shkohet në referendum duhet të shkohet për disa çështje, të cilat janë tashmë në diskutim, konkretisht: Imuniteti, reforma në drejtësi dhe këtyre do të bashkohet edhe referendumi i plehrave. Kur ka më shumë se një referendum gjatë një viti, ato mund të zhvillohen vetëm në një ditë. Këtë e përcakton kushtetuta (neni 152, pika 3).
Pse nuk u tentua që të bëhej ndonjë negociatë mes palëve, në mënyrë që të arrihej një kompromis, para se të shkohej në seancën e 6 gushtit?
Është tentuar shumë, por mazhoranca nuk ka pranuar. Më lejoni të sqaroj nismën e kufizimit të imunitetit. Ky debat është 10- vjeçar, por asnjëherë kjo mazhorancë nuk ka pasur një nismë për ndryshime kushtetuese të depozituar në Kuvend. Mazhoranca nuk ka pranuar faktin se të kufizosh imunitetin duhet që të ndërhyhet në Kushtetutë, përndryshe, asnjë deklarata verbale ose me shkrim nuk ka asnjë vlerë. Pas shtatë vite të qeverisjes nga kjo mazhorancë, kjo e fundit ka kundërshtuar ndryshimin kushtetues për kufizimin e imunitetit me kokëfortësi dhe pa asnjë argument ligjor, ndërkohë që Partia Socialiste dhe ekspertët kanë këmbëngulur që kufizimi i imunitetit bëhet vetëm me ndryshime në Kushtetutë. Një muaj pas ngjarjes së 21 Janarit 2011, për të larguar vëmendjen e publikut nga vrasjet e qytetarëve të pafajshëm dhe presioni që bënte Kryeministri mbi prokurorinë për të mos dorëzuar gardistët, mazhoranca solli në parlament një nismë, sipas të cilës deputetët firmosnin se hiqnin dorë vetë nga imuniteti, pa qenë nevoja të ndryshonte kushtetuta. Kjo gjë ishte një tallje me Kushtetutën, pa asnjë vlerë juridike dhe nuk prodhonte pasoja. Që nga kjo ditë, në çdo aktivitet të organizuar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe në media, mazhoranca nuk ka pranuar ndryshimin e Kushtetutës. Jo më larg se 2 muaj nga publikimi i raportit të ardhshëm të BE-së, për progresin e bërë nga Shqipëria në disa fusha, mes tyre edhe në fushën e luftës kundër korrupsionit, dhe dy javë para se parlamenti të mbyllte sesion plenar, Kryeministri solli në Parlament nismën për kufizimin e imunitetit mes ndryshimit kushtetues. Pra, pranoi atë që opozita kishte 10 vjet që e theksonte me forcë. Në vend që mazhoranca të trajtonte kufizimin e imunitetit si paketë së bashku me nismën e paraqitur nga opozita që përfshijnë aspekte që lidhen me Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe juridiksioni fillestar të Gjykatës së Lartë, injoron nismën e depozituar në Kuvend nga opozita lidhur me këtë çështje si dhe gjithë punën e bërë për të kufizuar imunitetin dhe propozon se do të bëjë referendum. Pse mazhoranca me forcën e kartonit të vet dhe pa konsensus detyroi Kuvendin të bëjë një seancë pa frut në mes të gushtit?! Kjo më lejon të dyshoj seriozisht se mazhoranca nuk do seriozisht të kufizojë imunitetin.
Sa të besueshme mund të jenë rezultatet e një referendumi të tillë, ndërkohë që opozita ka shfaqur pakënaqësitë e saj ndaj kësaj KQZ-je?
Sipas kodit zgjedhor, KQZ do të formatohet. Neni 181 i kodit zgjedhor, i ndryshuar, ka përcaktuar se Kuvendi brenda 30 ditëve nga shpallja e ndryshimeve në kod bën zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së dhe menjëherë publikon vakancën për kryetarin e KQZ-së. Kështu nëse Kuvendi do të vendosë për referendum nuk e bën kjo KQZ. Gjithashtu, së shpejti do të fillojë diskutimi për formatin e KQZ-së dhe vëmendja do të përqendrohet te kjo çështje dhe shumë probleme që lidhen me përgatitjen e zgjedhjeve. Ndaj e theksova edhe më lart, Kryeministri Berisha hodhi një shashkë në mes të verës afrikane për të treguar se është nuk do imunitetin, dhe opozita e dashka si ato shashkat për rritjet ekonomike dyshifrore dhe bumin e vendeve të punës së hapura këtë vit në Shqipëri!!! Kjo nuk është aspak serioze. Për pak kohë hyjmë në vitin elektoral 2013, që do të thotë se populli mund të ftohet dy herë brenda pak kohe në votime.
Sa rezultative do të jetë kjo, edhe për nga pikëpamja e pjesëmarrjes?
Personalisht, shoh pak gjasa që një gjë e tillë të bëhet tani. Rruga më e mundshme dhe më e lehtë është që nisma e PS e depozituar në Kuvend të shqyrtohet nga Kuvendi dhe të dy nismat, pra kufizimi i imunitetit dhe reforma në drejtësi të miratohet në Kuvend.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)