Spanja e Rusia kalojnë në gjysmëfinale të “Londër 2012”
LONDER- Spanja e Rusia janë gjysmëfinalistet e para të turneut olimpik të basketbollit. Iberikët fituan 66-59 ndaj Francës së Toni Parker. Ndeshja ka qenë e shëmtuar dhe e luajtur disi pistë nga të dyja skuadrat, por në fund ishin spanjollët që triumfuan.
Edhe pse shihej si rivalja e “Dream Team” të SHBA-së, Spanja nuk ka treguar asgjë të bukur në Londër.
Ndërkohë, në gjysmëfinale ka kaluar edhe Rusia, që mposhti 83-74 një skuadër mjaft të fortë si Lituania. Rusët gjithsesi, ishin një nivel më lart se baltikët.
(m.a/BalkanWeb)