E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolt, në finale duke ecur, Blejk rrezikon kualifikimin

LONDER- Usain Bolt e ka siguruar duke ecur në pistë finalen e 200 metrave për meshkuj, në program sot në mbrëmje në orën 21.55 me orën shqiptare. 

Xhamajkani ka dhënë kohën modeste 20.18 sekonda, duke fituar baterinë e tij. Në finale ka kaluar edhe rivali i Bolt Johan Blejk, por ky i fundit ka rrezikuar shumë në baterinë e tij. Blejk la pas vetëm me 1 të qindtat e sekondës Spirmon dhe Lemetrë. 

Gara e sotme gjithsesi pritet të jetë ndryshe, teksa nga të gjithë pritet që Bolt të fitojë qetësisht.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›