E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Jo afate qesharake për buxhetin

Socialistet paralajmerojne debate te forta per ndryshimet e reja buxhetore qe qeveria pritet te dergoje ne Parlament. Mimi Kodheli, deputete e PS-se tha se opozita nuk do te pranoje diskutime me afate te ngushta te ketij dokumenti. Sipas saj PS do te votoje kunder nje buxheti qe thellon vjedhjen e qytetareve.

"Për shkak të krizës së rëndë ekonomike dhe financiare, qeveria ka lajmëruar ndryshimin e buxhetit të shtetit për vitin 2010. Shqyrtimi i ligjit që ndryshon buxhetin e vitin 2010 në këtë moment të krizës ka një rëndësi jetike. Ai duhet të jetë një shqyrtim serioz dhe tejet transparent, i hapur për diskutime me të gjitha grupet e interesit e ministritë përgjegjëse. Ne deklarojmë sot se nuk do të lejojmë diskutimin në afate qesharake të buxhetit të krizës. Do ta ndalojmë me çdo mjet procedural dhe demokratik një buxhet që do të thellojë akoma më shumë grabitjen e qytetarëve", deklaroi Mimi Kodheli, deputete e PS.

Dorian Kodra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›