Gjyqi i "Qafë Gajshtës", dëshmon Theodhori

Deklarime të të pandehurve dhe me dëshmi vazhdon seanca gjyqësore e Qafë Gjashtës në Gjykatën për Krimet e Rënda në Tiranë. Në seancën e radhës është lexuar para togave të zeza deklarata e Leonard Theodhorit, i cili ka qenë i pandehur në këtë gjyq, por pas hetimeve akuzat për të janë rrëzuar. Ndërkohë që në deklaratën që ish i pandehuri ka dhënë në vitin 2004 i pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë për Krimet e Rënda ai tregon ngjarjen e masakres së Qafë Gjashtës. Por pas deklaratës së Theodhorit i pandehuri Edmond Sejko ka treguar se si i kanë marrë punonjësit e policisë në makinë dhe nën kërcënimin e armëve i kanë dërguar në vendin e quajtur Qafë Gjashtë. Gjithashtu ka pohuar se nuk e dinte se ata ishin punonjës të policisë pasi ishin të veshur si civil. Deri këtu ka qenë dëshmia e të pandehurit para togave të zeza, pasi se si është vrarë punonjësi i policisë dhe kush ka qëlluar mbi uniformat blu, Sejko ka rrëfyer se nuk e di pasi ai ishte larguar nga makina ku ndodheshin policët. Ndërkohë që seanca tjetër do të vazhdojë edhe me dëshmitë e të pandehurve të tjerë. Në këtë gjyq janë pesë të pandehurit tashmë të arrestuar dhe akuzohen për vrasjen e policit Gjergji Mehmeti, në fshatin Qafë Gjashtë në Sarandë në vitin 1997.