PS: Basha shkelrregulloren, refuzoninterpelancat
TIRANE- Partia Socialiste akuzon ministrin e Brendshëm Lulzim Basha se po shkel Rregulloren e Kuvendit pasi për herë të dytë rradhazi refuzon raportimin ne Komisionin e Ligjeve.
Në një prononcim nga selia rozë në emër të socialistëve deputeti Asllan Dogjani tha: “Ministri i Brendshëm në mungesë të plotë të respektit ndaj legjislativit, në shkelje të hapur të rregullores duke shpërfillur në mënyrë të hapur pushtetin legjislativ, për të dytën herë radhazi nuk u paraqit për raportim në komisionin e sigurisë në një seancë dëgjimore në lidhje me plotësimin e kushteve të mbetura paplotësuar për procesin e integrimit në Bashkimin Europian, kryesisht përsa i përket luftës krimit të organizuar, korrupsionit që janë edhe prioritete të partneritetit Europian siç shprehet dhe progres raporti i fundit i BE.”- tha deputeti i PS.
Asllan Dogjani theksoi se Basha ka refuzuar edhe interpelancën e kërkuar prej tij për zhdukjen e 6 vjecares Bleona Mata që prej 22 majit 2010.
”Kemi mbi 45 ditë nga zhdukja e Bleona Matës dhe akoma nuk dihet për fatin e saj, kemi 22 ditë që ne i kemi kërkuar Ministrit të brendshëm që të vij në parlament dhe të jap shpjegime pse ka dështuar policia në gjetjen e vajzës nga Zapodi, por ai përsëri refuzon dhe sot na kthen pergjigje që nuk mundet të raportoj në senacë parlamentare pasi përbën sekret, duke na vënë në dispozicion një informacion që vetëm sekretë nuk kishte në të.”- nënvizoi Zoti Dogjani.
Deputeti i qytetit të Kukësit duke iu referuar shifrave të UNICEF për trafikimin e fëmijëve si dhe shifrave të publikuara në media për vrasjet dhe vetëvrasjet akuzon Bashën se po përpiqet ti shmanget përballjes me legjislativin dhe përfaqësuesit e qytetarëve.
“Sipas UNICEF- it janë rreth 4000 fëmijë të trafikuar në Greqi dhe Itali dhe shfrytëzohen nga trafikantët. Krimi i vrasjes më i lartë që nga 2005, megjithëse krimi i vrasjes ka ardhur në rritje, akoma nuk ka patur një analizë. Siç janë dhe rastet e tjera të bujshme, përfshirë atë të vrasjes së deputetit socialist Fatmir Xhindi. është zgjeruar harta e kultivimit të bimëve narkotike, dhe sipas informacioneve nga Shërbimi informativ ajo është shtrirë në tërë territorin e Shqipërise. Për më tepër sipas të njëjtit burim grupet e trafikanteve shqiptar të drogës me veprimtari nga Amerika Latine deri në Europë, po përpiqen të investojnë të ardhurat nga droga në sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.”- mbylli deklaraten Dogjani.
(s.g/balkanWeb)