E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori, sot finalja Gjermani- Spanjë

Gjermania dhe Spanja do te perballen ne “Durban Stadium” ne gjysmefinalen e dyte te Boterorit, ne nje sfide qe per shume njerez eshte nje finale e parakohshme e shfaqejes me te madh te futbollit. Dy shkolla krejtesisht te kunderta do te matin forcen ne nje ndeshje qe ka edhe shijen e nje revanshi per gjermanet e drejtuar nga Joakim Lwv, per ate finale te humbur 2 vjet me pare ne Viene.

Atehere ishte Torres, ai qe do te ngrinte Spanjen ne olimpin e futbollit evropian, por ne aventuren afrikane sulmuesi i Liverpulit nuk i eshte afruar pritshmerise se madhe qe e kishte rrethuar perpara turneut. Pese ndeshje dhe as nje gol per “El Nino”, statistikat flasin vete, por trajneri spanjoll Visente Del Bosque nuk ka ndermend te heqe dore prej tij me shpresen se do te shbllokohet pikerisht ne sfiden e veshtire kunder Gjermanise.

"Me pare kur luanin kunder Spanjes, gjermanet dukeshin te nje niveli tjeter, por tani per fat te mire gjerat kane ndryshuar. Tani skuadrat luajne si te barabarta. Kjo Gjermani ka shume lojtare te Bajernit, dhe eshte e forte ashtu si ajo e viteve 70’te. Ajo ka luajtur shume mire, por ne nuk kemi frike dhe do te zbresim ne fushe me te gjithe optimizmin. Torres? Vazhdoj te mendoj se ai eshte shume i rendesishem per skuadren”, ka bere te ditur Del Bosque.

Ate qe nuk po ben Torres, po e mbulon ne menyren me te mire Villa. Per te marre maksimumin ndaj Gjermanise, Del Bosque do te mbeshtetet edhe nje here te skema klasike e tij ne kete Boteror, pasi i jane prishur planet per aktivizimin e Fabregas qe nga minuta e pare. Fantazisti i Arsenalit eshte ne dyshim te forte pas nje demtimi ne seancen e fundit stervitore.

Nese per Spanjen, finalja do te thote histori, Gjermania tre here kampione bote, kerkon te fitoje nje tjeter bast ndaj atyre qe ne fillim te ketij boterori nuk besuan te Joakim Lev dhe te djemte e tij. 24 vjec e disa dite eshte mesatarja e moshes se skuadres gjermane, por kjo nuk e ka ndaluar t’i jape pretendenteve te fillimit Anglise dhe Argjentines, leksione futbolli. Kete here perballe eshte Spanja, nje skuader qe qarkullon shume topin dhe pikerisht Lew do te kerkoje te sfumoje armen me te forte te iberikeve.

“Eshte me e mira e te gjithe kundershtareve qe jemi perballur deri tani, kleshtu dhe sfida do te jete shume e veshtire. Ndryshe nga Anglia dhe Argentina, qe gjithesesi kane lojtare te medhenj, Spanja prej dy apo tre vjetesh eshte me e mire si skuader. Ka nje sistem dhe nje loje shume ofensive”, ka bere te ditur Lwv.

Edhe nje here Shvajnshtajger e Ghedira do te jene barrikada e pare, per te rikuperuar topa dhe per te nisur kundersulmin, qe ne kete boter ka rezultuar vrases per te gjitha rivalet e Gjermanise. Problemi i vetem per Lew eshte mungesa e Muller te skualifikuar. Ne balotazh per nje vend ne formacion eshte Pitor Troshovski dhe Toni Kros. Kjo eshte dilema e vetme per Gjermanine, e cila ka rikuperuar mbrojtesin Arne Fridrish dhe pritet te zbrese ne fushe me modulin e njejnte 4-2-3-1.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›