Qeveria, kunder Glover kryevezhguese

Tirana zyrtare, kunder emerimit te ambasadores Glover ne krye te ODIHR-it. Misioni i vezhguesve nderkombetar te ODIHR-it per zgjedhjet e 28 qershorit, eshte vene ne veshtiresi. Kurikulumi i drejtueses se ketij misioni, ambasadores britanike Audry Glover, ndonese i mbushur me nje pervoje te pasur shumevjecare ne vezhgimin e zgjedhjeve, se fundmi edhe ato te zhvilluara vitin e kaluar ne Shtetet e Bashkuara, ku ajo ishte ne krye te misionit te ODIHR, ka krijuar probleme te autoritetet shqiptare, per funksionet qe ajo ka mbajtur ketu e 15 vjet me pare, kur ajo nga 1994 deri ne 1997 ishte drejtoreshe e ODIHR-it. Zgjedhjet problematike te majit 1996, krijuan nje klime te veshtire me vezhguesit e ODIHR-it ne ate kohe dhe raporti vleresues i kesaj organizate, u cilesua nga e djathta ne pushtet si jo realist. Pikerisht perplasja e atyre viteve ka bere qe po kjo e djathte, e cila eshte serish sot ne pushtet, ta kundershtoje emerimin e ambasadores Glover. Madje sipas eksponenteve te shumices, raporti i atehershem i ODIHR-it u kritikua edhe nga faktore te tjere nderkombetare dhe jo vetem nga qeveria shqiptare. Situata duket se ka hyre ne nje ngerc. Ne levizje jane vene dhe perfaqesues te diplomacise Perendimore ketu ne Tirane. Ne zyrat e OSBE-se, situaten po e ndjekin me nje fare shqetesimi. Autoritetet shqiptare shpresojne ne nje zgjidhje konsensuale, qe mesa duket te permbaje nje terheqje pa zhurme te ambasadores Glover. Ne situaten e krijuar eshte perfshire edhe kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani i cili eshte perpjekur te negocioje personalisht. Ne nje komunikim telefonik me "Zerin e Amerikes" ai shpjegoi se qeveria e kundershton shefen e misionit te ODIHR-it per problemet e lindura ne 1996. Ristani shtoi se interesi eshte qe palet ne procesin zgjedhor, te kene besim te procesi dhe kur njera pale nuk ka besim te arbitri, ky besim mund te cenohet. E pyetur nga "Zeri i Amerikes" pak dite me pare nese ishte e shqetesuar per kundershtimet e autoriteteve shqiptare ndaj pozicionit te saj, ambasadorja Glover tha se ajo do te bente punen e saj sic duhet, duke shtuar se 1996 eshte nje histori qe i perket se kaluar dhe se ne keto 13 vite, Shqiperia ka ndryshuar shume. Duket se jo me kot, ne konferencen per shtyp te se premtes, ne deklaraten e saj kishte nje fraze jo te zakonte ne raste te tilla: "Kam deshire te theksoj se nuk kemi mberritur ketu me ndonje paragjykim apo ndonje axhende te fshehur. Si gjithnje, do te leme qe faktet te flasin vete". Nje fraze qe i ngjan me teper nje mesazhi garancie se ngjarjet e 13 viteve te shkuara, nuk kane vend ne mision e saj aktual. Por kur po mbushet java qe ndodhet ne Tirane, ambasadorja Glover nuk ka zhvilluar takimet prezantuese as me ministrin e Jashtem dhe as me kryeministrin, sic ndodh rendom duke qene se eshte qeveria, ajo qe i fton vezhguesit. Situata shihet si jo e thjeshte ne OSBE, pasi nje terheqje e mundshme e ambasadores, do te krijonte nje precedent problematik per kete organizate, per misionet e ardhshme te vezhgimit te ODIHR-it, vecanerisht ne vendet qe ende kane problem me zgjedhjet e lira e te ndershme. Nderkohe qe burimet saktesojne, se ne kundershtim me praktiken ligjore te ndjekur deri me tani, duhej te ishin bere te njohur per qeverine shqiptare me pare se te beheshin publike, emrat e anetareve te misionit te vezhguesve.