E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ballkani nen vemendjen amerikane"

INTERVISTA/ Flet Jonathan Eyal, nga Instituti Mbreteror per ceshtje sigurie, Londer. Vlereson se "vizita e nenpresidentit amerikan Biden ne Ballkanin Perendimor eshte indikacion i qarte se administrata aktuale synon t'i zgjidhe nyjat qe kane mbetur ne Ballkan"

Javen qe vjen, nenkryetari amerikan, Joseph Biden, pritet te vizitoje vendet e Ballkanit Perendimor, me saktesisht Sarajeven, Beogradin dhe Prishtinen. Jonathan Eyal, drejtor i studimeve ne Institutin Mbreteror per ceshtje sigurie ne Londer, shpjegon shkaqet qe e kane shtyre z. Biden ta beje nje vizite te ketille, vetem pak muaj pas emerimit te tij ne postin e zevendespresidentit amerikan.

Ka disa fakte qe jane te rendesishme ne adresimin e kesaj ceshtjeje. Fakti i pare eshte se nenkryetari Biden ka marre pergjegjesi te zgjeruara per Evropen. Sa per ilustrim, ai ka qene i pari nga administrata e presidentit Obama qe ka vizituar kontinentin e vjeter. Fjala eshte per pjesemarrjen e tij ne konferencen mbi sigurine ne Mynih, te mbajtur ne shkurt te ketij viti, vetem pak jave pas formimit te administrates amerikane. Biden gjithashtu eshte njeriu qe ka lancuar porosine e famshme mbi fillimin e nje epoke te re te marredhenieve me Rusine. Se dyti, vizita e Bidenit ne Ballkanin Perendimor eshte indikacion i qarte se administrata aktuale synon t'i zgjidhe nyjat qe kane mbetur ne Ballkan dhe eshte e dukshme tendenca e saj qe te perballet me sfidat ne rajon, ne menyre qe t'i perfshije te gjitha aspektet, ne vend se te merret vetem me krizat akute pas shperthimit te tyre. Per shembull, eshte evidente qasja e administrates se Obamas qe te perqendrohet ne Pakistan dhe Afganistan si nje pako ceshtjesh dhe njekohesisht i sheh marredheniet me Rusine ne nje kontekst me te gjere nderkombetar. Ne kete kuader mund te shihet edhe fakti se qasja karshi Ballkanit Perendimor do te jete e pergjithshme, qe do te merret parasysh rajoni si nje teresi, ne vend te ndarjes se vemendjes ne pjese te ndara te rajonit. Megjithate, ketu vjen edhe pyetja nese nje qasje e ketille e ndryshme ne Ballkanin Perendimor paralajmeron edhe ndryshim te politikes ne rajon. Une, aktualisht, nuk shoh asnje ndryshim. Administrata e re, per shembull, e ka shtyre me ngulm Kosoven drejt anetaresimit ne Fondin Monetar Nderkombetar. Ajo vazhdon t'i dergoje porosite e njejta, te cilat i kemi degjuar deri me tash se ne c'kah duhet te shkojne Kosova dhe Serbia. Prandaj, nuk besoj se aktualisht mund te flitet per ndonje politike te ndryshueshme karshi Ballkanit Perendimor. Por, definitivisht mund te thuhet se me ate cfare ben Uashingtoni aktualisht, dergon porosi te qarte se Ballkani nuk eshte lene menjane ne oborrin evropian, per te cilin Amerika nuk can koken. Perkundrazi, ky rajon vazhdon ta kete nje pjese te madhe te vemendjes se Shteteve te Bashkuara.

Cilat jane porosite qe mund te priten nga nenpresidenti Biden ne Sarajeve, Beograd dhe Prishtine?

Mendoj se porosite nuk do te jene aq te ndryshme nga c'jane sot: Serbise do t'i rekomandohet ta pranoje pavaresine e Kosoves si nje fakt te pandryshueshem dhe te fuqizoje perparimin drejt strukturave evropiane; Bosnje e Hercegovines te shikoje pertej kufijve te Marreveshjes se Daytonit, per te arritur deri tek nje qeverisje me funksionale dhe unanime. Porosi per gjithe rajonin do te jete qe t'i tejkaloje konfliktet nga castet e fundit te shekullit te kaluar. Mos te harrojme, administrata e Obamas e ka pershendetur sinqerisht faktin se Shqiperia dhe Kroacia jane bere vende anetare te NATO-s, prandaj edhe kete merite mund t'ia pershkruaje vetes.

A mund te konsiderohet vizita e z. Biden si nje shenje se administrata amerikane do ta shtoje angazhimin ne Ballkan, ne menyre qe ne listen e saj te prioriteteve te ngrihet profili i ketij rajoni ne raport me poziten qe e ka pasur gjate qeverisjes se zotit Bush?

Mendoj se pergjigjja ne kete pyetje eshte pozitive. Do te shtoja, megjithate, se nuk eshte e ndershme te kritikohet administrata e kaluar. Ajo ka shpenzuar mjaft kohe ne Ballkan qe prej mandatit te saj te pare, edhe pse eshte e sakte se problemet tjera dhe rajoni - si per shembull terrorizmi, Lindja e Mesme dhe e Afert - kane hyre ne krye te agjendes se Qeverise se z. Bush para skadimit te mandatit. Por, t'u kthehemi banoreve aktuale te Shtepise se Bardhe. Nuk ka asnje dyshim ne faktin se administrata e presidentit Obama synon te projektoje nje imazh te ri, duke lene te kuptohet se nuk eshte me e obsesionuar me terrorizmin dhe Lindjen e Mesme, se eshte e gatshme dhe ka vullnet qe boten ta shikoje si nje teresi. Synimet e ketilla te Uashingtonit per Ballkanin Perendimor ofrojne perfitime te vecanta, por, sic e thashe edhe me pare, elementet thelbesore te politikes se Uashingtonit perballe kesaj pjese te botes ka kohe qe nuk kane ndryshuar aspak.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›