E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kauza jone vazhdon

Duke theksuar pjesëmarrjen e 200 mije personave ne bulevard, selia roze e cilëson protestën e fundit si një mesazh te qarte kundër qeverise se korruptuar. Deputeti socialist Besnik Bare e vlerëson atë si një sinjal qe kryeministri Berisha ti hape rruge zgjedhjeve te lira e te ndershme ne vend. ?Plot 200 mijë shqiptarë e shqiptare i treguan Sali Berishës se pushteti i tij është në fakt një pushtet i rënë. Plot 200 mijë, që i dhanë një sinjal të qartë Sali Berishës, Ilir Metës, koalicionit të tyre të turpit dhe video-hajdutërisë: Ik Sali, e hapi rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme?, u shpreh ai. Bare riktheu ne vëmendje edhe demonstratën e 21 janarit qe përfundoi tragjikisht, duke nënvizuar se katër te vrarët nga garda kërkuan një jete me te mire për shkak te varfërisë dhe papunësisë. ?Dje 200 mijë shqiptarë nderuan bashkë me familjarët e viktimave të 21 janarit ata katër burra të ndershëm, të cilët në demonstratën e një muaji më parë kishin ardhur në bulevard me duar në xhepa e me xhepa bosh, të detyruar nga varfëria dhe papunësia, me shpresën e vetme se pa Sali Berishën e ardhmja e tyre do të ishte më e mirë. Por ishte pikërisht Sali Berisha, që përmes plumbave të Gardës së tij Republikane, e këputi të ardhmen e këtyre katër shqiptarëve të ndershëm?. Deputeti Bare vlerësoi sidomos pjesëmarrjen ne proteste te shume te rinjve, si dhe te papunët qe shohin PS, si te vetmen shprese për te ardhmen.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›