PS Klosi Do te pershkallezojme protestat

Kercenimi i opozites Pas djegies se fleteve te votimit aksion i forte politik
Pas vendimit te KQZ-se per djegien e fleteve te votimit Partia Socialiste reagoi perseri ashper dje ku theksoi se tashme me kete akt protestat e opozites do te pershkallezohen edhe me tej. Sekretari organizativ i selise roze Blendi Klosi paralajmeroi pershkallezim te aksionit opozitar ne ditet ne vijim qe sipas deklaratave te meparshme te drejtuesve kryesore te PS-se kane ne fokus provokimin e zgjedhjeve te parakohshme permes protestave dhe qendrimit te ashper ne jeten parlamentare. Vetem nje njeri si Kryeministri yne i votave te vjedhura mund te besoje sot se nuk eshte ne nje nga krizat me te renda te tranzicionit te saj kriza e shkaktuar nga Sali Berisha. Vetem nje kryeminister ne delir mund te besoje se duke djegur forcerisht fletet e votimit dhe duke u perpjekur ne shkelje te plote te ligjit te varrose listat e zgjedhesve per 25 vjet do te arrije te mbylle krizen. Keto veprime jo vetem qe do te cojne ne pershkallezim te krizes e aksionit opozitar por do te rendoje me shume poziten ligjore te Sali Berishes dhe ushtareve te tij kudo qe ata ndodhen - tha Klosi. Deputeti socialist akuzoi dhe njekohesisht kerkoi largimin e Kryeministrit Berisha pasi sipas tij vendi eshte ne nje krize te pergjithshme dhe kjo ka ndodhur per shkak te sistemit korruptiv qe eshte krijuar ne vend. Sali Berisha duhet te largohet sepse sot ai eshte kthyer ne strumbullarin e nje korrupsioni te shnderruar ne sistem ne krye te te cilit qendron vete ai dhe familja e tij politike e biologjike. Sali Berisha duhet te largohet sepse nderkohe qe ai dhe te tijte pasurohen duke vjedhur e grabitur qytetaret shqiptare vuajne varferine e rritjen e cmimeve duke filluar qe nga cmimi i bukes ilacet ushqimet frutat mielli vaji e cdo mall e sherbim qe mund te imagjinohet. Ky kryeminister eshte nje kosto e paperballueshme per qytetaret shqiptare - u shpreh Klosi. Gjithashtu deputeti socialist nuk ngurroi te akuzonte kreun e qeverise per mashtrim te opozites me gatishmerine per te ngritur nje komision hetimor qe do te hetonte materialet zgjedhore. Per nje vit rresht Sali Berisha tha se fletet nuk do te digjen per nje vit rresht tha se ishte i gatshem dhe do te ngrinte nje komision hetimor per te hetuar listat e zgjedhesve. Per nje vit rresht Berisha mashtroi dhe prandaj kriza sot vazhdon ne nje stad me te zhvilluar. Kriza eshte e thelluar dhe e vetmja mundesi per te zgjidhur krizen eshte largimi i Berishes nga pushteti qe e mban vetem me vota te vjedhura - vazhdoi me tej deputeti socialist. Deklarata e sekretarit organizativ te selise roze vjen ne nje moment kur kjo force po pergatitet te zyrtarizoje aksionin e saj opozitar megjithese thirrjet e nderkombetareve ne keto kohe kane qene per arritjen e kompromisit politik dhe pjesemarrje aktive ne Kuvend. Gjate kesaj jave pritet mbledhja e Asamblese Kombetare e cila do te dale publikisht me nje qendrim per ate qe do te perbeje strategjine ndaj Parlamentit dhe format e tjera te reagimit te Partise Socialiste.